QËNDRIM STUDENTOR NË UNIVERSITETIN “ODLAR JURDU”

18. March. 2016 - 08:09


KONKURS PËR QËNDRIM STUDENTOR NË UNIVERSITETIN “ODLAR JURDU”, BAKU, AZERBEJXHAN

 Universiteti Ndërkombëtar në Strugë i informon të gjithë studentët se organizohet vizitë-qëndrim studentor në Universitetin “Odlar Jurdu” në Baku të Azerbejxhanit në periudhën 01.05.2016-30.05.2016.

Gjatë qëndrimit në Baku, studentët do të kenë mundësi të ndjekin procesin mësimor në Universitetin “Odlar Jurdu” kurse në periudhën 15.05-30.05 të vitit 2016, do të kenë mundësi të ndjekin procesin e dhënjes të provimeve.

Qëndrimi: 01.05.2016 - 30.05.2016.

Akomodimi dhe ushqimi: Këto shpenzime janë të mbuluara nga UNS.

Transporti: Transporti sigurohet personalisht nga studentët, me çka mund të kërkojnë ndihmë rreth mundësive që kanë në dispozicion në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Doc.dr. Florida Veljanovska dhe Doc.dr. Edi Kela).

Viza: Studentët duhet personalisht të aplikojnë për vizë. Të gjitha informacionet dhe përkrahja e nevojshme do te mund të sigurohen në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Doc.dr. Florida Veljanovska dhe Doc.dr. Edi Kela)

Numri i studentëve dhe kriteret për përzgjedhje:10 studentë. Përzgjedhja do të bëhet  në baze të kritereve.

Të gjithë studentët e interesuar duhet të aplikojnë në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar tek Doc.dr. Florida Veljanovska dhe Doc.dr. Edi Kela.

 31.03.2016

 

 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit