QËNDRIM STUDENTOR NË MADRID TË SPANJËS NË UNIVERSITETIN REI HUAN KARLOS

09. March. 2016 - 00:00


Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ju bën thirrje për aplikim të gjithë studentëve të interesuar për të qënë pjesë e programit për shkëmbim të studenteve dhe qëndrim studentor në Madrid të Spanjës, në universitetin “Rei Huan Karlos” gjatë semestrit dimëror,  më së vonti deri në datën 30.04.2016. Studentët mund të aplikojnë për qëndrim brenda një semestri ose për një vit akademik. Qëndrimi gjatë semestrit dimëror zgjat nga muaji Shtator deri në Janar të vitit të ardhshëm, ndërsa qëndrimi gjatë semestrit veror nga Janari deri në Maj. Studentët mund të aplikojnë për qëndrim edhe për një vit të tërë akademik nga muaji Shtator deri në muajin Maj.  

Të gjithë studentët e interesuar mund të marrin informacione shtesë në zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar pranë UNS-së ku edhe plotësohen aplikimet.

Informacione më të detajuara për universitetin: https://www.urjc.es/en/

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit