BRAINOBRAIN - Strugë

08. March. 2016 - 00:00


Qendra për zhvillim të aftësive jetike BRAINOBRAIN-Kryqi i Kuq, Ohër si qendër e franshizuar e BRAINOBRAIN-EUROPE, në territorin e komunave Ohër, Strugë, Debarcë dhe Resnjë,po praktion programin edukativ internacional BRAINOBRAIN si një program edukativ nëpërmjet të cilit fëmijët nga mosha 4 deri në moshën 14 përfitojnë, zhvillojnë dhe i vërtetojnë aftësitë e tyre si: koncentrim, memorje, aftësi numerike dhe verbale, aftësi për të mësuar, kreativitet dhe imagjinatë, lidershipi, vetëbesim, vizualizim dhe zgjidhje të problemeve.  

Me zbatimin e teknikave efikase dhe të vërtetuara  Abakus Edukimi Aritmetik Mental (AMAE) dhe Programimi  Neuro Linguistik (NLP) të impelmentuara nga trajnues profesional eminentë me përvojë pune me fëmije dhe të profesionalizuar me standardet ndërkombëtare të këtij programi, fëmijët që ndjekin BRAINOBRAIN programin kanë sukses në arritjen e zhvillimit të tërësishëm të potencialit mendor dhe në aftësimin për të shfrytëzuar të dy hemisferat e trurit në mënyrë të barabartë dhe efektive.

Qendra BRAINOBRAIN- Kryqi i Kuq, Ohër është qendra e parë e franshizuar në Maqedoni  dhe këtë program e implementon që në vitin 2010. Për arritjet dhe suksesin e qendrës tonë BOB- Kryqi i Kuq me lokacion në qytetin e  Ohrit  flasin trofetë dhe medaljet e shumta që nxënësit dhe trajnuesit i kanë fituar në tre gara shtetërore të mbajtura në Shkup në vitet 2012, 2013 dhe 2015 si  dhe në garat ndërkombëtare në Zagreb të Kroacisë dhe Dubai të Emirateve të Bashkuara, në vitin 2015. 

 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit