Takim me përfaqësus të Universitetit Triestes, Itali

20. February. 2016 - 00:00


Delegaioni i UNS-së në Stamboll realizoi takim me Prorektorin e Universitetit Trst, R.Italisë, Dr. Agata Manino- përfaqësues Zyrës për Marrëdhënie Ndëkombëtare në kuadër të Universitetit Trst. Ky universitet është një ndër universitetet më mirë të ranguara jo vetëm në Itali por edhe në tërë botën duke u radhitur në mes të 500 universiteteve më të mira të botës. Në këtë takim, përfaqësuesit e dy universiteteve në fjalë ranë dakord se egziston mundësia për bashkëpunim potencial dhe për këtë arsye palët u dakorduan për të firmosur një memorandum për bashkëpunim. Përveç të tjerash, u vendos që në prill të këtij viti të realizohet vizitë zyrtare në ambientet e Universitetit Trst, ku do të diskutohet për projekte konkrete të përbashkëta  në mes dy universiteteve duke përfshirë edhe mundësinë për të realizuar një marrëveshje në sferën e dhënjes të diplomave të dyfishta.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit