Delegacioni i UNS-së në takim me përfaqësuesin e rektoratit pranë Universitetit të Romës

19. February. 2016 - 00:00


Delegacioni i UNS-së i cili është pjesmarrës në Samitin për Arsim të Lartë në Stamboll të R.Turqisë, shfrytëzoi nga rasti për të realizuar takime me përfaqësues të universiteteve më të mira të botës në mes të cilave edhe Universiteti i Sapiencën në Romë që radhitet në mes të 200 universiteteve më të mira të botës. Delegacioni i UNS-së u takua me Dr. Fabio Grasi, përfaqësues i Rektoratit të Universitetit të Sapiencës në EURAS. Në këtë takim, në mes të tjerash, u diskutua për mundësitë e realizimit të një bashkëpunimi mes dy universiteteve në fjalë, në sfera të ndryshme, me ç’rast, palët ranë dakord për të filluar me përgatitjet rreth një memorandumi për bashkëpunim i cili do të realizohet në një të ardhme të afërt. Njëkohësisht, palët ranë dakord  për një takim dhe vizitë  në ambientet e Universitetit të Sapiencës në Romë në prill të këtij viti, kur do të analizohen konkretisht mundësitë për implementim më efikas dhe praktik të memorandumit për bashkëpunim.  

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit