UNS realizoi takim me përfaqësues të Universitetit Barkli , SHBA

19. February. 2016 - 00:00


Gjatë Samitit për Arsim të Lartë. të mbajtur në Stamboll, delegacioni i UNS-së realizoi një takim me përfaqësues të Universitetit Barkli, me seli në Kaliforni të SHBA-ve që radhitet në Listën e Shangajit si universiteti i katërt më i mirë në botë. Takimi u realizua me Drejtorin e Zyrës për Marëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Barklit, Dr.Ivor Emanuel. Gjatë takimit palët u dakorduan që duhet thelluar bashkëpunimi në mes të dy universiteteve duke lidhur një memorandum për bashkëpunim. Në mes të tjerash, në një afat të shkurter kohor planifikohet realizimi i një marrëveshjeje për bashkëpunim me qëllim të vizitës të një shkolle verore në Universitetin e Barklit për studentët e UNS-së. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, studentët e UNS-së do të kenë mundësi që gjatë pushimeve verore të vizitojnë Universitetin e Barklit me kushte dhe çmime  të posaçme.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit