Delegacioni i UNS-së morri pjesë në samitin për arsim të lartë në Stamboll

18. February. 2016 - 00:00


 

Delegacioni i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë i përbërë nga Prorektori për Arsim Doc.Dr. Florida Veljanovska dhe Drejtoresha e Departamentit të gjuhës turke Doc.Dr. Edi Kela morrëm pjesë në Samitin për Arsim të Lartë që u mbajt në datën 17-19 Shkurt në Stamboll. Në hapjen e Samitit, delegacioni i UNS-së realizoi disa takime me përfaqësues të një pjesë të universiteteve që marrin pjesë në Samit, në mes të cilëve edhe përfaqësues të Universitetit Marmara, Edgware Academy, e të tjera. Në këto takime u diskutua  lidhur me mundësitë për bashkëpunim, gjegjësisht, për të thelluar bashkëpunimin ekzistues.

Delegacioni i UNS-së për ditën e nesërme ka caktuar numër te madh takimesh me përfaqësues të universiteteve të ndryshme, numri më i madh i të cilave janë pjesë e listës të 500 universiteteve më të mira të botës.

 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit