Delegacion i West Pomeranian University of Technology nga Polonia në vizitë zyrtare në UNS

09. February. 2016 - 00:00


Prof. Joana Hernik, Prodekane për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar në kuadër të West Pomeranian University, nga Shçegin, Poloni,realizoi një vizitë zyrtare në ambientet e  Universitetit Ndërkombëtar në Strugë. Në takimin e realizuar, palët biseduan lidhur me detajet rreth bashkëpunimit të ardhshëm në mes dy universiteteve që do të formalizohet me nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim.

Prodekanja Hernik shpehu gadishmërinë që ka West Pomeranian University për të pranuar studentët e UNS-së në Poloni nëpërmjet programeve për këmbim studentësh por edhe nëpermjet marrëveshjes që do të nënshkruhet në një të ardhme të afërt.  Përveç këmbimit të studentëve , në mbledhje u diskutua edhe për sfera të tjera të mundshme për bashkëpunim në mes dy universiteteve si këmbim i stafit akademik, projekte të përbashkëta kërkimoro-shkencore, e të tjera.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e të dy universiteteve u dakorduan se kjo mbledhje është vetëm një fillim i një bashkëpunimi të suksesshmëm dhe me firmosjen e marrëveshjes për bashkëpunim në mes UNS-së dhe West Pomeranian University nga Polonia do të krijiohen shumë mundësi dhe përfitime për studentët dhe stafin akademik nga të dy universitetet.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit