UNS realizoi marrëveshje bashkëpunimi me Rey Juan Carlos University-Madrid, Spanjë

12. January. 2016 - 00:00


Në kuadër të përpjekjeve intensive që bën Universiteti Ndërkombëtar në Strugë në fushën e zgjërimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, u realizua edhe një marrëveshje e re, me një nga universitetet shtetërore me të dalluara në Spanjë-Rey Juan Carlos University. Universiteti është emëruar sipas mbretit spanjoll Huan Karlosi i Parë. Ky është universiteti i dytë më i madh  në rrethin e Madridit, kurse në të studiojnë rreth 38.000 studentë. Në kuadër të universitetit funksionojnë 4 kampuse  në të cilat organizohen studime në tre ciklet e studimit- deridiplomike, posdiplomike dhe studime doktorature. Universiteti ofron 64 programe studimi , me mundësi për të studiuar në gjuhën angleze, studime online, e të tjera.

Me këtë marrëveshje për bashkepunim hapen mundësi të mëdha për studentët e UNS-së në sferën e këmbimit të studentëve, kuadrit akademik, vizita, organizime të shkollave të verës, e të tjera. Përveç marrëveshjes të përgjithshme për bashkëpunim me “Mbretin Huan Karlos”, u firmos edhe një marrëveshje shtesë me të cilën, në formë të detajuar është përcaktuar numri i studentëve që mund të realizojnë kembimin studentor dhe kohën për qëndrim për çdo fakultet të UNS-së në veçanti.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit