Bursat në UNS

22. December. 2015 - 00:00


Qëllimi primar i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë është që të rrisë kualitetin e Arsimit të Lartë në Republikën e Maqedonisë dhe të kontribuojë në përgatitjen e kuadrit profesional dhe të kualifikuar. Për këtë qëllim UNS ofron 50 bursa për studentët më të dalluar. Studentët të cilët i plotësojnë kushtet gjatë studimit do të kenë mundësi të përfitojnë bursa studimi me vlerë prej 1 500 euro.

Aplikantët duhet t’i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Kushtet për paraqitje:

Sukses kontinuel i shkëlqyer gjatë katër viteve
• Sjellje shembullore
• Diploma nga garat nacionale, regjionale dhe komunale


Dokumentat e nevojshme:

Biografi të shkurtër
• Letër motivimi
•Fotokopje nga dëftesat
•Fotokopje e certifikatës nga libri i të lindurve
•Fotokopje shtetësie

            Për informacione më të detajuara dhe për  dorëzimin e aplikimeve ju lutemi që të drejtoheni në Departamentin e  Financave ,ndërsa vendimin për shpërndarjen e bursave e merr Komisioni për Bursat ne kuadër të UNS-së. 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit