Punë praktike në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor

22. December. 2015 - 00:00


Numri i institucioneve private dhe publike, ku studentët e UNS-së mund të realizojnë punë praktike rritet çdo ditë e më shumë. Me qëllim të realizimit të detyrimeve që dalin nga Ligji për Arsim të Lartë i R.Maqedonisë, që kanë të bëjnë me realizimin e punës praktike, është firmosur një Memorandum për Bashkëpunim me Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të R.Maqedonisë, me të cilin i jepet mundësi studentëve tanë të realizojnë punë praktike në njësitë rajonale të Fondit në Ohër, Strugë, Dibër,Kërçovë, Resnjë, Prilep dhe qytete të tjera të R.Maqedonisë..Me këtë Memorandum është parashikuar që një numër i madh i studentëve të mund të realizojnë punë praktike në Fondin për Sigurim, duke i dhënë mundësi vetë studentit të zgjedhë se në cilën njësi rajonale do të realizojë punën praktike.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit