UNS - universiteti i parë në RM me marrëveshje për diploma të dyfishta me universitet të ranguar në mes të 500 universiteteve më të mira

22. December. 2015 - 00:00


Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ka zgjëruar më tej bashkëpunimin me Universitetin e Szegedit, R.Hungarisë, duke firmosur marrëveshje për dhënjen e diplomave të dyfishta. Me këtë marrëveshje, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë është universiteti i parë në Republikën e Maqedonisë që ka të drejtë të ndajë diploma nga një universitet tjetër, të rradhitur në Listën Shangaj, në mes të 500 universiteteve më të mira të botës. 

Marrëveshja për bashkëpunim kulturor dhe shkencor dhe dhënjen e diplomave të dyfishta, u firmos formalisht nga universitetet në fjalë, në datë 05.12.2015, në Szeged. Delegacioni i UNS-së, i përbërë nga një pjesë e stafit akademik të UNS-së, u kryesua nga Dekani i Fakultetit Juridik- Prof.Dr. Sejfulla Osmani kurse pjese e delegacionit ishin: Prorektori për arsim- Doc.Dr.Florida Veljanovska, Dekani i Fakultetit Ekonomik - Prof.Dr.Biljana Ciglovska dhe Drejtoresha e Departamentit të Arsimit në gjuhën turke- Mr.Edi Kela. Delegacioni i UNS-së u prit nga përfaqësuesit më të lartë të Universitetit të Szegedit, të cilët shprehën kënaqësinë e madhe për bashkëpunimin e suksesshëm mes dy universiteteve dhe njëkohësisht u shpreh dëshira e dyanshme që mundësitë për fitimin e diplomave të dyfishta ti shfrytezojnë sa me shumë studentë nga të dy universitetet. 
Marrëveshja për diploma të dyfishta me Universitetin e Szegedit është një ndër arritjet më të rëndësishme në historinë e deritanishme të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë. Mundësia për të marrë diplome në një nga universitetet më të dalluara të Evropës do të thotë një përfitim i madh për studentët tanë, gjë që do t’ju ofronte mundësi më të mëdha për punësim në institucionet dhe kompanitë më të rëndësishme të botës, do t’ju jepte mundësi për të vazhduar studimet në universitetet më të njohura të botës, e të tjera. 
Diploma e Universitetit të Szegedit është garancioni më i madh për një perpektivë të hapur për studentët e UNS-së. Për këto arsye, apelojme te të gjithë studentët, por edhe te stafi akademik, që maksimalisht të shfrytëzojnë të gjitha përfitimet që dalin nga kjo marrëveshje për bashkëpunim kulturor dhe shkencor dhe dhënje të diplomave të dyfishta.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit