U botua libri i ri “Marrëdhënje Ekonomike Ndërkombëtare”

22. December. 2015 - 00:00


Prof.Dr.Armen Kadriu, Doc.Dr. Florida Veljanovska dhe Prof.Dr. Biljana Ciglovska, duke u bazuar në kërkimet e kryera shkencore, vërtetuan faktin se edhe nga niveli lokal mund të ndikohet dhe ti jepet një kontribut serioz  zhvillimit global akademik dhe kërkimoro-shkencor.

Nëpërmjet librit të ri “Marrëdhënje Ekonomike Shkencore” që dje u botua, autorët i dhanë një horizont të ri pikpamjeve për ekonominë ndërkombëtare që gjithashtu ishte vlerësuar si një lëmi që ka nevojë për tu plotësuar me kërkime të reja shkencore. Ky libër plotëson mangësi të caktuara që arsyetojnë kërkimet në drejtim të kësaj tematike dhe hap mundësi të reja për kërkime të radhës. Mungesa e kërkimeve në sferën e marrëdhënjeve ekonomike ndërkombëtare reflektoi me disa vështirësi dhe  në procesin arsimor. në mes tjerash, ky libër do të jetë një udhërefyes i rëndësishëm për studentët e Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Fakultetit të Shkencave Ekonomike.

Në kuadër të librit interpretohen përshkrime teorike dhe kategorike të tregtisë ndërkombëtare, pagesat ndërkombëtare dhe lëvizja ndërkombëtare e kapitalit, teknologjisë dhe fuqisë punëtore- nën prizmin e prezantimit dhe sqarimit të determinantëve historiko-teorik dhe zhvillimit të tregtisë ndërkombëtare, gjegjësisht, duke u fokusuar në performansat aktuale ekonomiko-politike të marrëdhënjeve ekonomike ndërkombëtare dhe rrjedhave financiare ndërkombëtare.

Ky libër paraqet edhe një vërtetim se stafi akademik në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, nëpërmjet veprimtarisë kërkimoro-shkencore po mundohet ti përgjigjet kërkesave dhe nevojave të studenteve jo vetëm në nivel lokal por edhe në atë nacional dhe më gjërë.

Në emër të stafit akademik dhe administrativ të UNS-së i përgëzojmë autorët e librit dhe shprehim falenderimet më të përzemërta për punën e përkushtuar dhe serioze  sepse me këtë libër po hapen mundësi për kërkime të reja akademiko-shkencore dhe plotësohen mangësitë në literaturë si për profesorët ashtu edhe për studentët.

Urime dhe Suksese!!!

 

 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit