UNIVERSITETI NDËRKOMBETAR I STRUGËS KA LIDHUR MEMORANDUM BASHKËPUNIMI ME VIRGINIA INTERNATIONAL UNIVERSITY

28. September. 2017 - 01:10


UNIVERSITETI NDËRKOMBETAR I STRUGËS KA LIDHUR MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

 ME VIRGINIA INTERNATIONAL UNIVERSITY

UNS ka lidhur Memorandum Bashkëpunimi me Virginian International University,Virxhinia,ShBA. Me Memorandumin e bashkëpunimit  përfshin një numër të madh të fushave të bashkëpunimit për të ardhmen në të dy institucionet e arsimit të lartë, ndër të cilat përfshihen këmbimi studentëve dhe stafit akademik, organizimi I konferencave të përbashkëta, seminareve e të tjera.

Përveç kësaj, Memorandumi i Bashkëpunimit parashikon fillimin e bashkëpunimit nëpërmjet lëshimit të diplomave të dyfishta, të cilat do të përcaktohen më tej me një marrëveshje të veçantë, e cila do të lidhet ndërmjet dy institucioneve për këtë qëllim.

 Virginia International University është një institucion privat, jofitimprurës i arsimit të lartë, ShBA. E themeluar në vitin 1998. Brenda universitetit, funksionojnë  disa shkolla-departamente, në fushat e ekonomisë, shkenca politike, shkenca kompjuterike, gjuhë, dhe të tjera. Universiteti është veçanërisht i njohur për studimet online.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit