UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR NË STRUGË KA FILLUAR BASHKËPUNIMIN ME GREEN RIVER COLLEGE , SHBA

04. September. 2017 - 01:28


UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR NË STRUGË   KA FILLUAR BASHKËPUNIMIN ME

 GREEN RIVER COLLEGE , ShBA

 

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë  ka lidhur memorandum bashkëpunimi me  Green River College të ShBA-ve, me të cilin  do të mundësojë studentëve  të UNS  të fitojnë diplomë  nga  universitetet më të kualifikuara të ShBA-ve.

Gjegjësisht , në memorandumin për bashkkëpunim është përcaktuar  që studentët që duan të fitojnë diplomë nga universitetet më të kualifikuara në  ShBA, vitin e parë akademik të studiojnë në UNS, vitin e dytë në Kolegj në ShBA,  ndërsa vitin e tretë dhe të katërt të studimeve  në njërin nga universitetet partnere të Green River College, prej të cilave, një numër i konsiderueshëm radhiten në listën e 500 universiteteve më të mira në botë.

Me këtë memorandum  bashkëpunimi  studentëve u mundësohet të marrin diplomë nga universitet më të kualifikuara në SHBA me një çmim shumë më të ulët dhe shmangie të kritereve të rrepta dhe rigoroze gjatë regjistrimit në këto unversitete.

 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit