Prof.D-R FABIO L. GRASI NGA UNIVERSITETI ROMA DI SAPIENCA –ROMË VIZITOJË UNIVERSITETIN NDËRKOMBËTAR TË STRUGËS

21. April. 2017 - 11:32


Prof.D-R FABIO L. GRASI NGA UNIVERSITETI ROMA DI SAPIENCA –ROMË  VIZITOJË  UNIVERSITETIN NDËRKOMBËTAR TË STRUGËS

 

Profesori Fabio L. Grasi  nga universiteti më i mirë dhe më i vjetër në Itali- Universiteti Roma Di Sapienca, sot e vizitojë Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.  Prof. Fabio Grasi u prit nga  Rektori i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, prof. D-r Bashkim  Rama, Prorektorit për arsim prof. D-r Florida Velanoska dhe Sekretari Gjeneral m-r Guximtar Rushani. Gjatë vizitës u diskutua në lidhje me ceremoninë e afërt të organizuar me rastin e 10-vjetorit të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës dhe në lidhje për bashkëpunimin në të ardhmen midis dy universiteteve.

Profesori Fabio L. Grasi shfrytëzoi rastin për të vizituar kampuset e universitetit dhe nga afër të njihet me infrastrukturën, resurset  akademike dhe teknike me të cilat disponon  UNS.

Arritjet Akademike të prof. D-r Fabio Grasi janë mbresëlënëse. Ka publikuar një numër të madh të punimeve shkencore  në revistat shkencore të njohura në botë, ka shkruar një numër të madh të teksteve universitare, poashtu ka përkthyer një numër të madh të librave në gjuhën Italiane, Angleze dhe Turke. Ai punon si profesor në Departamentin për Histori të Kulturës dhe Religjioneve në universitetin më të mirë të Italisë- Universiteti Roma di Sapienca, i cili në ndërkohë është kualifikuar si universiteti më i mirënë Evropë.  Për më tepër, aktualisht prof. D-r Fabio Grasi është pjesë e  Administratës së Universitetit Roma Di Sapienca. Në saje të arritjeve shkencore të prof. D-r Fabio Grasi, por dhe kontributit të tij për zhvillim të arsimit të lartë në përgjithësi, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, profesorit të nderuar Grasi, nesër do ti jap titullin Honoris Causa.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit