Universiteti i Szegedit

01. December. 2015 - 00:00


Universiteti i Szegedit është universiteti i vetëm në Republikën e Hungarisë që radhitet në Listën e Shangajit në mes të 500 universiteteve më të mira të botës. Fillimet e para të këtij universiteti datojnë që në vitin 1581. Sot, universiteti funksionon me 12 fakultete në lëmi të ndryshme si: Art, muzikë, shkenca juridike dhe politike, shkenca ekonomike, bujqësi, informatikë, arsim, medicinë, stomatologji, farmaci dhe shkenca të tjera shëndetësore.

Në Universitetin e Szegedit studiojnë më shumë se 30.000 studentë, kurse të punësuar janë më shumë se 7000 persona, prej të cilëve, 2.200 janë staf akademik. Një numër i madh i profesorëve të dalluar dhe shkencëtarëve eminentë, kanë realizuar procesin arsimor në historinë akademike që ka ky universitet, por, një nga më të dalluarit është fituesi i çmimit NOBEL, Albert Szent-Györgyi, i cili i pari ka izoluar Vitamin C. Universiteti i Szegedit është i njohur edhe nga një numër i madh i projekteve të realizuara, prej të cilave më i njohur është projekti që vazhdon të praktikohet- Extreme Light Infrastructure (ELI). Me këtë projekt, Szeged do të shëndrohet në qendrën më të madhe për fizikë laserike në Evropë.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit