Konkurs

26. March. 2017 - 00:00


 

UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR NË STRUGË 

shpall

 

KONKURS

NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

AKSIONI 1: MOBILITET INDIVIDUAL PËR STUDENTËT 

Në vitin akademik 2017/2018 

  

Në kuadër të programit ERASMUS + të Komisionit Evropian,  Universiteti Ndërkombëtar në Strugë  shpall konkurs për shpërndarje të bursave për studentë, për qëndrim studentor në institucionet e Arsimit të Lartë në BE.

Për shkëmbim në nivelin deridiplomik, të drejtë për të aplikuar kanë vetëm studentët e rregullt që kanë përfunduar vitin e parë të studimeve.

Kohëzgjatja e mobiliteti studentor: Një semestër.

Mobiliteti realizohet në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara të Erasmus + ndërmjet Universitetit Ndërkombëtar në Strugë  dhe  Universiteteve të BE-së,të cilat janë të publikuara në Web faqen e UNS-së.

Dokumentet e nevojshme për mobilitet studentor:

Të gjitha dokumentet për aplikim  i keni në disponim në faqen e internetit të Universitetit:

  • Formular për paraqitje (Student Application Form);
  • Marrëveshje për studim (Learning Agreement) në të cilën vërtetohet programi i studimit, i nënshkruar dhe i miratuar nga ana e studentit, fakulteti amë/ Erasmus kordinatori dhe përputhshmëri e kompatibilitetit të programit studimor, me fakultetin jashtë vendit;
  • Çertifikatë për provimet e dhëna në gjuhën maqedonase dhe përkëthim në gjuhën angleze;
  • Së paku një rekomandim (në gjuhën angleze);
  • Çertifikatë/ diplomë për njohje të gjuhës angleze ose gjuhës në  të cilën bëhet mësimi në universitetin e BE-së e lëshuar nga një qendër e njohur/ shkollë për gjuhë të huaja;
  • Vërtetim që është student i rregullt- semestri i regjistruar ( në gjuhën maqedonase);
  • Biografi të shkurtër (Europass model).

Shuma e bursës për studentë është 450-500 euro në muaj, në përputhje me vendin në të cilin do të qëndrojnë.

Shpenzimet e udhëtimit dhe sigurimin shëndetësor i mbulojnë personalisht studentët.

 

Zgjedhjen / Rangimin e kandidatëve e bën universiteti në përputhje me kriteret e vendosura: suksesit akademik, njohuri të gjuhës angleze ose  gjuhës që do të vijojë studimin, motivimi.

Gjatë vendimmarrjes, përparësi do t'u jepet kandidatëve që aplikojnë për herë të parë dhe nuk e kanë shfrytëzuar bursën Erasmus +. Kandidatët e kualifikuar për grantin kanë të drejtë të paraqiten për secilin cikël në një kufi të caktuar prej 12 muaj (për cikël të parë, të dytë ose të tretë).

Kandidatët personalisht e dorëzojnë aplikacionin te kordinatori i  Erasmus-it në tre ekzemplarë  më së voni deri në 31.05.2017.

Kordinator i Erasmus-it PHD Edi Qela ( zv/kordinator Msc. Armir Ziba). 

      Me respekt ,

Kordinatore e Erasmusit

PHD Edi QELA

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit