UNIVERISTETI NDËRKOMBËTAR I STRUGËS LIDHI MARRVESHJE BASHKËPUNIMI KULTUROR DHE SHKENCOR ME UNIVERSITETIN MË PRERSTIGJIOZË TË ITALISË-UNIVERISTETI I MILANIT

19. January. 2017 - 06:15


 

UNIVERISTETI NDËRKOMBËTAR I STRUGËS LIDHI MARRVESHJE BASHKËPUNIMI KULTUROR DHE SHKENCOR ME UNIVERSITETIN MË PRERSTIGJIOZË TË ITALISË-UNIVERISTETI I  MILANIT

 

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës vazhdon të shënojë  suksesetë mëdha në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Në këtë kuptim UNS ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin më  prestigjioze në Itali - Universitetin e Milanos.

Të dhënat për Universitetin e Milanos janë mbresëlënëse. Bëhet fjalë për  universitetin më të mirë në Evropë dhe më të mirë në Itali. Sipas të dhënave statistikore, Universiteti i Milanos mban epitetin - universitetin më i madh në Evropë, me mbi 65.000 studentë, 2.500 anëtarëtë personelit shkencor dhe akademik dhe 2.300 anëtarë të stafit administrativ. Në kuadër të Universitetit, funksionojnë 9 fakultete, me një total prej 134 programe studimi në studimet deri diplomike dhe pasdiplomike, 92 programe të specializuara dhe prej  21 programeve për studimet e doktoratës.

Përveç se Universiteti i Milanos është universiteti më i madh në Evropë, ai është gjithashtu një nga universitetet më të vjetra. Fillesat e tij datojnë që nga viti1792. Duke u bashkuar me shkolla të ndryshme dhe përmirësimin e vazhdueshëm dhe pasurimin e shkollave dhe kurrikulave është formuarUniversiteti i sotëm i Milanos - universiteti më i mirë në Itali.

Kampuset e universitetit shtrihen në një sipërfaqe pej 500.000.m2, numri më i madh i shkollave janë lokalizuar në objekte historikeqë datojnë që nga shek.15,17 dhe18.

Rëndësia ndërkombëtare dhe performancat e Universitetittë Milanos konfirmohet nga rajtingu ndërkombëtar, sipas të cilit Universiteti i Milanos është renditur në vend të parë në Itali. Lista Shanghait e universiteteve më të mira në botë, Universiteti i Milanos është e vendosur në mes të  numrit101-150 në botë, midis 35 dhe 56 në Evropë dhe vendin e 1 në Itali. Sipas Leiden Ranking, Universiteti i Milanos është radhitur në si univeriteti i 7 në Evropë dhe i pari  në Itali.

Lidhja e marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin e Milanos është një nga sukseset më të mëdha të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo marrëveshje mundëson studentët dhe stafi akademik i UNS-së për të shkuar në shkëmbimin dhe për të vizituar kampuset e njëritnga univeristetet më të mëdha  në mbarë botën. Gjithashtu kjo është një mundësi e madhe për anëtarët e stafit tonë akademik për të punuar në projekte kërkimore me studiuesit më të shquar dhe shkencëtarëve në mbarë botën.

 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit