UNIVERSITETI NDERKOMBETAR I STRUGES KA LIDHUR MARRVESHJE BASHKEPUNIMI ME UNIVERSITETIN FAN S. NOLI, KORCE

26. November. 2016 - 07:09


Ne 17.11.2016  perfaqsues te UNS moren pjese ne cermonine e 45 te egzistimit  te Universiteti Fan S. Noli ne Korce, Shqiperi.  perkrahe prezencesse cermonise, kjo mundesi  u shfrytezua edhe  per takim zyrtar  te perfaqesuseseve te dy universiteteve, ne te cilen u lidh marrveshja per bashkepunim shkencor-akademik ndermjet UNS-se dhe Uiversitetit Fan S. Noli.Delegacioni UNS është udhëhequr nga përfaqësuesit më të lartë të universitetit, Presidenti i Bordit Drejtues të UNS - Prof. D-r Armen Kadriu; ZV Rektori i UNS - Prof. D-r Florida Veljanoski; Dekan i Fakultetit te Shkencave Ekonomike - Prof. D-r Biljana Ciglovska; Drejtor i Studimeve pasuniversitare D-r Jeton Shaqiri si dhe deputeti  në Parlament e R.Maqedonise  Z. Ramiz Merko.Delegacioni UNS-se  u prit nga përfaqësuesit më të lartë të Universitetit  Fan S. Noli , Rektori - Prof . D-r Muhamed Jusufi, Prorektori Prof . D-r Majlinda Bello.Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e rektoratit te Universitetit  Fan S. Noli ne  Korça,  u diskutua per  situatën në arsimin e lartë në Maqedoni dhe Shqipëri, problemet me të cilat përballen institucionet e arsimit të lartë, si dhe zgjidhjet e mundshme. Megjithatë, theksi kryesor në bisedime ishte të përcaktohen  drejtimet e ardhshme të bashkëpunimit në mes të dy universiteteve.

Në fund u konstatua se të dy universitetet kanë shumë interesa të përbashkëta ne  fushat e mundshme të bashkëpunimit, e cila u zyrtarizua  me nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim kulturor dhe shkencor. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i  Universitetit Fan S. Noli Prof. D-r Muhamed Jusufi dhe Z.D rektorit teUNS - Prof. D-r Florida Veljanoski.

ne perputhje me marrveshjen per bashkepunim eshte parapare bashkepunimi  ne fushen e ekonomise, drejtesise, politikes dhe teknologjise informative. Marrveshja per bashkepunim  me UniversitetinFan S. Noli  mundeson kembim te stafit akademik,organizimin e konferencave te perbashketa, seminare, ligjerata, pune ne projekte te perbashketa, shkembimin e studenteve, kembim inforamcioni  ne fushat specifike shkencore dhe ngjajshem.

 

 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit