UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR NË STRUGË KALIDHUR MEMORANDUN PËR BASHKËPUNIM PËR SHKËMBIM TË STUDENTËVE ME NJË NGA UNIVERSITETET MË TË NJOHURA NË JAPONI- UNIVERSITETIN KINDAI

12. November. 2016 - 04:30


Universiteti Ndërkobëtar Strugë vazhdon të shënojë suksese në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Provë për  këtë është lidhja e memorandumit për bashkëpunim për shkëmbim të studentëve me një nga universitetet më të vjetër dhe më të njohur në Japoni-Universiteti Kindai.Inicimi i bashkëpunimit me këtë universitet të njohur është e paçmueshme për UNS-në jo vetëm për shkak të nivelit  të lartë ndërkombëtar të Universitetit KINDAI por edhe për mundësinë për të shkëmbyer përvojat dhe projektet kërkimore të punës me ekspertë të cilët vijnë nga një vend që ka përvojë me shumicën e sistemeve arsimore të zhvilluara në botë - Japonija.

                Fillimet e Universitetit Kindai datojnë që nga viti 1925, kur është themeluar Qendra Teknike Osaka. Prej vitit 1949, deri në vitin 2014, univeristeti ka funksionurar me emrin Kinki Universitet, në vitin 2014 emri është ndryshuar në UNIVERSITETI KINDAI.

                Në kuadër të Universitetit Kindai funksionojnë  13 fakultete dhe 48 departamente, nga fusha e drejtësisë, ekonomisë, menaxhim biznesi, bujqësisë, teknologjisë informative,inxhinierisë,biologjisë, mjeksisë, shkencafe  farmaceutike,etj. Fakultetet janë të vendosura në hapësirat e 6 kampuseve, që gjinden në qytetin e dytë më të madh në Japoni- në Osaka. Kuadri akademik përbëhet prej 920 personave me orarë të plotë pune dhe studiojnë mbi 30.000 sudent, vetëm në studime deri diplomike.

Universiteti Kindai është njëra nga qendrat më të mëdha kërkimore në Japoni. Fondet të cilat i ndan në vjet universiteti për zhvillim dhe hulumtim janë mbreslënëse. Në këtë universitet fuksionojnë 20 qendra kërkimore, midis të cilave është edhe Instituti për hulumtime të energjisë atomike, tre qendra klinike me mbi 1 milion pacient në vit dhe qendra të tjera. Kjo është vërtetuar me rejtingun ndërkombëtar të universitetit. Universiteti Kandai vazhdimisht rangohet nga ana e Shangaj, i njëjti ndodhet edhe në listën e 500 universiteteve në botë. Përveç kësaj, Universiteti Kindai vazhdimisht është lartë i radhitur edhe midis universiteteve në Azi, ku ndodhet në listën e 200 universiteteve më të mira në Azi.

Lidhja e memorandumit për bashkëpunim me Universitetin Kindai studentëve të UNS-së ju mundëson ndjekjen e mësimit nëpërmjet shkëmbimit studentor me Japoninë, mandej, vizit të shkollave verore, seminare dhe konferenca dhe ngjajshëm. Pavarëshisht memorandumit për bashkëpunim, UNS lidhi edhe marrveshje konkrete për shkëmbim të studentëve në të cilin janë precizuar të gjitha detajet sipas së cilës do tëbëhet shkëmbimi studentor midis Universitetit Kandai dhe UNS-së.

 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit