UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR NË STRUGË KA LIDHUR MARRVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN PITESHTINË RUMANI

08. November. 2016 - 11:01


Vazhdon zgjerimi intenziv i bashkëpunimit ndërkombëtar i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës. Në këtë kuptim UNS ka arritur një marrëveshje për bashkëpunim akademik dhe shkencor me Universitetin e Piteshti të Rumanisë. Bëhet fjalë për një universitet shtetëror në Rumani, rrënjët e së cilës datojnë që nga 1962, edhe pse zyrtarisht si viti i themelimit të universitetit është konsideruar viti 1991. Në kuadër të universitetit funksionojnë 5 fakultete, me një numër të madh të programeve të studimit fushën ebiznesit, drejtësisë, inxhinierinë, teknologjisë informative, edukimit, menaxhimin e burimeve natyrore, shkenca sociale, shëndetësore, matematikë dhe të tjera.

Universiteti ka më shumë se 700 anëtarë të stafit akademik, me gjithsej 12.000 student. Universiteti Piteshti është universiteti i parë në Rumani që UNS ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Me këtë hapen mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik të UNS për shkëmbim të studentëve, projekte, konferenca dhe seminare në Rumani dhe ngjajshëm.

 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit