UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR NË STRUGË ORGANIZOI CEREMONINË E TETË TË DIPLOMIMIT

01. October. 2016 - 12:13


Më datë 01.10.2016, e shtunë, në Qendrën për Kulturë në Strugë, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë organizoi ceremoninë e tetë të diplomimit për gjeneratën e apsolventëve 2013-2016.

Në këtë eveniment kaq të rëndësishëm, UNS vërtetoi edhe njëherë se ndër vite ka kontribuar në bashkëpunimet dhe partneritetin e realizuar me institucione te tjera arsimore dhe personaliteteve që kontribuojnë në rritjen e nivelit të arsimit dhe kanë ndihmuar studentët në finalizimin e studimeve të tyre me sukses.

Ceremonia e tetë e diplomimit, e moderuar nga ish studenti i gjeneratës në Fakultetin e shkencave juridike Dorian Leka, filloi me shumë entuziazëm dhe eufori që u përcoll te të gjithë të pranishmit, në veçanti tek apsolventët dhe familjet e tyre që krenohen për këtë ditë që do kurorzojë të gjithë procesin e dijes.

Pasi studentët dhe stafi akademik u pozicionuan nëpër vendet e tyre, i ftuari i parë që iu drejtua të pranishmeve ishte Rektori i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, Prof.Dr.Aleksandër Biberaj. Ndër te ftuarit e tjerë që me prezencën e tyre nderuan UNS-në janë edhe Ministrja për Vetëqeverisje Lokale, njëkohësisht edhe profesore në Fakultetin e ShkencaveEkonomike, Doc.Dr.Shyret Elezi, zv.Ministri për Punë të Brendshme, njëkohësisht profesor në Fakultetin e Shkencave Juridike, Doc.Dr.Agim Nuhiu, Dekani për punë Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik në kuadër të Universitetit të Szegedit, partner i UNS-së, Prof.Peter Mezei, Përfaqësuesit e Universitetit të TrakyasProf.Hilmi Ibardhe Prof. Mustafa Hatipler, ish Rektori i UNS-së, aktualisht Drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të R.Shqipërisë Prof.Dr. Bashkim Rama, Deputeti i Parlamentit të R.Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë të Shkencave të R.Shqipërisë Prof.Dr.Anastas Angjeli dhe shumë personalitete të tjera të shquara nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Turqia.

Gjitashtu, studentët të cilët kanë treguar sukses të dallueshëm gjatë tre viteve të studimit kanë marrë mirënjohje nga Universtiteti Ndërkombëtar në Strugë dhe janë vlerësuar për angazhimin e tyre nga stafi akademik i UNS-së.

Ceremonia u mbyll tradicionalisht me leximin e betimit studentor njëzëri nga të diplomuarit dhe hedhjen e kapelave me çka edhe një gjeneratë tjetër e UNS-së u zotua të jetë një ambasador i shkëlqyer i UNS-së dhe të kontribuojë dhe shërbejë komunitetit, zhvillimit të arsimit dhe mirëqënjes të shoqërisë në përgjithësi, duke u mbështetur në njohuritë, eksperiencën dhe aftësitë e përfituara gjatë studimeve universitare.

 

Shkollimi është e vetmja dritë dhe katalizator triumfi për ambicjet dhe ëndrrat e rinisë. Rruga e suksesit është e gjatë, por  duke ndjekur parimet e devotshmërisë,dinjitetit  dhe përkushtimit ndaj studimeve në kohën e duhur, çdo hap i hedhur drejt së ardhmes dhe karrierës do të jetë më i sigurtë!

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit