GËZUAR FESTËN E 8 SHTATORIT- DITA E PAVARËSISË TË R.MAQEDONISË

07. September. 2016 - 09:05


Universiteti Ndërkombëtar në Strugë aktivisht inkuadrohet në festimin e 8 Shtatorit- Dita e
Pavarësisë të R.Maqedonisë. Në këtë ditë, para 25 vite më parë, qytetarët e R.Maqedonisë morrën
vendimin për formimin e një shteti të pavarur dhe sovran- Republika e Maqedonisë. Kjo do të thotë
se kishte ardhur koha për realizimin e ëndrrave historike dhe dëshiren e të gjithë qytetarëve, për
krijimin e mëmedheut si një anëtar i barabartë dhe aktiv në marrëdhënjet ndërkombëtare dhe
institucionet ndërkombëtare.
Nga kjo ditë me rëndësi historike, filloi një periudhe e re e jetesës. Demokracia, pluralizmi dhe
ndertimi i një bashkejetese multikulturore dhe integrimet euroatlantike u shëndruan në vlera dhe
sfida të reja për shtetin tonë. Këto vlera janë edhe bazat themelore që respektohen dhe ndërtohen
në universitetin tonë. Misioni jonë për një arsim kualitativ është në funksionin e krijimit të kuadrove
të cilat në mënyrë të suksesshme do ta promovojnë dhe përfaqësojnë shtetin tonë, kurse fakti që në
universitetin tonë studiojnë studentë nga i gjithe Ballkani dhe më gjërë, jep kontribut të theksuar për
promovim ndërkombëtar të shtetit tonë.
Të gjithë qytetarëve të R.Maqedonisë ju urojmë festën e 8 Shtatorit- 25 vjetorin e Pavarësisë të
Republikës së Maqedonisë.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit