UNS lidhi marrveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të Sao Paolos, Brazil

15. July. 2016 - 14:50


UNS lidhi marrveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të Sao Paolos, Brazil

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës lidhi marrveshje bashkëpunimi  me universitetin më të ranguar të Brazilit, Universiteti Shtetëror Sao Paulo. Universiteti i Sao Paolosë është ranguar lartë në listën e 500 universiteteve më të mira sipas Shangajit, ndërsa midis universiteteve në vend, përkatësisht në Amerikën e Jugut  radhitet më lartë.

Lidhja e kësaj marrveshje ofron dimenzione të tjera për funksionimin e UNS-së. UNS-së është universiteti i parë në Ballkan që arriti suksesë të lidh marrveshje  bashkëpunimi  me këtë universitet lartë të ranguar në Amerikën e Jugut. Është përfitim i madh për studentët tonë, që tani përveç që do kenë mundësinë për shkëmbim studentësh në Brazil, do ta kenë edhe mundësinë të vizitojnë qendrat për hulumtuese më të paisura dhe të sofistikuara në Amerikën e Jugut.

Përfitime të mëdha nga kjo marrveshje ka edhe për kuadrin akademik të UNS-së, i cili me shkëmbim të kuadrit  akademik do të mund të punoj në në proekte të hulumtimit të lartë,  që përgaditen bë Universitetin shtetëror të Sao Paolos. Përkrahë fushave të lartë përmendura, bashkëpunimi është bërë edhe në organizimin e shkollave të përbashkëta verore, seminare, konferencave shkencore, proekte, etj.

 

 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit