UNS ka realizuar marrëveshje bashkëpunimi me MCI Management Center Innsbruck

30. June. 2016 - 04:11


UNS ka realizuar marrëveshje bashkëpunimi me MCI Management Center Innsbruck

 Universiteti Ndërkombëtar në Struge realizoi marrëveshje bashkëpunimi me një nga institucionet më të dalluara të arsimit të lartë jo vetëm në Austri por edhe në vende të tjera  nëpër botë- MCI- Management Centre Innsbruck. MCI është institucion i lartë arsimor, pronarët e të cilit janë institucione publike si :Komuna Insbruk, Oda Ekonomike, Oda Industiriale dhe Universiteti i Austrisë- Universiteti i Insburkut. Në fakt, MCI është pjesë e konceptit Open University Innsbruck, bashkë me Universitetin e Insburkut.Praktikisht, MCI si pjesë e Universitetit të Insburgut i ndan të gjitha kapacitetet infrastrukturale, hapsinore, materiale, sportive dhe të tjera me Universitetin e Insburkut.

 Universiteti i Insburkut, që ka nën pronësi të tij edhe MCI-në, llogaritet  si një ndër universitetet më të vjetra në botë, i themeluar në vitin 1669. Në kuadër të tij funksionojnë 16 fakultete, studijojne 27.500 studentë dhe ka më shumë se 4.500 të punësuar-staf akademik. Universiteti është i ranguar në vendin e 200 në Listën e Shangajit në mes të 500 universiteteve më të mira në botë. Në kuadër të MCI funksionojnë 25 programe studimore në studime deridiplomike dhe posdiplomike.

 Universiteti Ndërkombëtar në Strugë është i vetmi universitet jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjërë, që ka realizuar marrëveshje bashkëpunimi me MCI. Është një ndër i madh por edhe vërtetim për kualitetin e mësimdhënjes, stafit akademik por edhe përkushtimit të përgjithshëm të UNS-së, për të ndërtuar kuadër të përparuar, kualitativ dhe profesional.

 Rëndësia e kësaj marrëveshjeje është edhe më e madhe sepse siguron status preferencial për studentët që kanë përfunduar studimet deridiplomike në UNS. Në fakt, studentët tanë kanë mundësi me kushte preferenciale që të rregjistrohen në studime posdiplomike në këtë insitucion të lartë arsimor në Austri, si pjesë e universitetit më të dalluar-Universiteti i Insburkut. Përveç procedurës më të thjeshtë për rregjitsrim, studentët tanë kanë mundësi për participim më të ulët prej 50%.

 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit