Bashkëpunim me Universitetin e Splitit, Kroaci

21. June. 2016 - 04:38


Bashkëpunim me Universitetin e Splitit, Kroaci

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë realizoi marrëveshje bashkëpunimi me një nga universitetet më të dalluara shtetërore në Republikën e Kroacisë - Universiteti i Splitit.

 Universiteti i Splitit ështe themeluar në vitin 1974 dhe në kuader të tij funksionojnë 13 fakultete dhe 124 programe studimore.

Marrëveshja për bashkëpunim me Universitetin e Splitit sjell përfitime të mëdha për studentët dhe stafin akademik të UNS-së. Mundësi për shkëmbim dhe vizitë studentore në një nga qytetet më të bukura të Evropës-Split, shkëmbim të stafit akademik, kërkime të përbashkëta shkencore dhe organizim të konferencave shkencore, shkëmbim eksperiencash dhe grumbullim informacioni teknik dhe shkencor janë vetëm disa nga përfitimet nga realizimi i kesaj marreveshjeje.

Marrëveshja për bashkëpunim me Universitetin e Splitit është vazhdimësi e përpjekjeve të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në kuadër të UNS-së me qëllim të pasurimit të bashkëpunimeve, me çka, u ofrohet një zgjidhje më e madhe studentëve lidhur me shkëmbimin dhe vizitat që do mund të realizojnë në universitete dhe shtete të ndryshme.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit