UNS REALIZOI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KAROLY ROBERT COLLEGE, HUNGARI

21. June. 2016 - 02:43


Universiteti Ndërkombëtar në Strugë realizoi marrëveshje për bashkëpunim me KAROLY ROBERT COLLEGE nga Hungaria.

KAROLY ROBERT është kolegj shtetëror, i themeluar 55 vite më parë. Kolegji ka akreditim për organizimin e studimeve deridiplomike dhe posdiplomike nga sfera e menaxhmentit, biznesit, kontabilitetit, financave dhe lidershipit.

Realizimi i kësaj marrëveshjeje për bashkëpunim është vazhdimësi e përpjekjeve të shumta të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në kuadër të UNS-së për tu ofruar mundësi të ndryshme studentëve lidhur me shkëmbimin dhe qëndrimin studentor në universitete dhe shtete të ndryshme nëpër botë. Këto bashkëpunime njëkohësisht janë edhe një përfitim i madh për stafin akademik të UNS-së, që kanë gjithashtu mundësi për shkëmbim eksperiencash dhe projekte të përbashkëta me profesorë nga Hungaria.

 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit