Konkurs për shpërndarjen e bursave

10. June. 2016 - 05:01


Konkurs për shpërndarjen e bursave

            Universiteti Ndërkombëtar në Strugë shpall njoftim per ndarjen e dy llojeve të bursave njëvjeçare për maturantët e vitit akademik 2015/2016, edhe atë:

  1. 60 bursa të kategorisë meritore – mundësi për aplikim kanë të gjithë maturantët me mesatare te lartë të katër viteve të shkollës së mesme;
  2. 40 bursa të kategorisë sociale – për këto bursamund te aplikojne maturantet të cilët nuk e kanë njërin ose të dy prindërit dhe maturantet të cilët për arsye të gjendjes së vështirë financiare nuk mund të financojnë studimet e tyre.

 

Në kuadër të këtyre dy llojeve të bursave ka edhe disa nën lloje me anë të së cilave mundësohet që të bëhen lehtësime të shkallëve të ndryshme nga pagesa e shkollimit. Bursa mund të variojë nga 10 % lirim  nga pagesa e shkollimit deri në lirim të plote nga detyrimi për pagesën e shkollimit.

            Bursat janë njëvjeçare, përkatësisht për vitin e parë të studimeve, por të njëjtat automatikisht do të vazhdojnë vitin e dytë dhe të tretë nëse maturantët/studentët do të mbajnë mesataren e njejtë edhe për dy vitet e ardhëshme të studimeve.

            Të gjithë studentët të cilët do të përfitojnë bursën është e nevojshme që të dorëzojnë dokumentët me anë të së cilave do të dëshmohet vërtetësia e të dhenave të paraqitura ne aplikim, edhe atë:

-          Diplomë për përfundimin e shkollës së mesme

-          Vërtetim mbi suksesin e katër viteve te shkollës së mesme

-          Certifikatë nenshtetësie

-          Certifikate të lindjes

-          Maturantët të cilët do të aplikojnë për bursa sociale duhet të dorëzojnë dokumente me të cilat do të vërtetojnë statusin e tyre social, përkatësisht dokument me anë të së cilave tregohet se nuk e kanë njërin ose dy prindërit

Të gjithë maturantët e interesuar duhet të plotësojnë aplikimin elektronik në link-un në vijim, jo me vonë se data 25 qershor 2016.

Linku për aplikim: http://eust.edu.mk/scholarship/

Për arsye sigurie dhe objektiviteti gjatë ndarjes së bursave, këtë vit Univesiteti Ndërkombëtar në Strugë do të organizoje testim për maturantët të cilët do të aplikojnë për bursa, edhe atë:

-          Për maturantët që vijnë nga Republika e Shqipërisë do të ketë tëstim në lëndën Gjuhë Shqipe dhe në lëndën Gjuhë Angleze

Pyetjet për testimin për bursa mund të merren këtu:

Gjuhë maqedone.

Gjuhë angleze.

Testimi për bursa do të bëhet në ambientet e Univesitetit Ndërkombëtar në Strugë, më:

-          11 korrik testimi në Gjuhë Shqipe

-          15 korrik testimi në Gjuhë Angleze

* Për informacione më të detajuara na kontaktoni në: scholarships@eust.edu.mk

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit