08. June. 2016 - 00:00


Me qëllim që të sigurojë kualitet më i madh  dhe të promovohet në nivel ndërkombëtar, revista shkencore ndërkombëtare “The Heritage”, u bë pjesë e agjencionit më të njohur për identifikim digjital -CrossRef. Kjo arritje e madhe i dha mundësi  revistës tonë shkencore të bëhet pjesë e një rrjeti të madh që ndërlidh në mënyrë  të vazhdueshme  revista të ndryshme shkoncore  duke bërë citimin e tyre online. CrossRef është asociacion në të cilin janë përfshirë 4300 organizata fitimprurëse dhe jofitimprurese. CrossRef lidh miliona publikime të ndryshme shkencore, me theks të veçantë revista shkencore, libra, fjalorë, botime konferencash shkencore, materiale pune, raporte, e të ngjajshme.

Në mes të tjerash, CrossRef  është një mjet shumë i dobishëm që mundëson kontrollim të plagjiaturës.

Përfitimet nga  bashkangjitja e The Heritage” ne CrossRef për autorët e revistës tonë janë shumë të mëdha. Pjesë e përfitimeve janë:

-       Rregjistimi i librave nëpërmjet DOI jep mundësinë e shitjes më të madhe të librave .

-       Me rregjistrimin e publikimeve në bazën e CrossRef , më shumë se 4,500 organizata ,revista të tjera dhe  biblioteka   do të mund të lidhen me punimet të cilat janë publikuar në “The Heritage:”.  

-       Lidhja në mes е-librave – për librat elektronike dhe referencat  lehtësohet  lidhja e brendshme e kompontetave dhe referencave  duke siguruar hiperlinqe të vazhdueshme nga citatet e materialeve të tjera të publikuara.

Duke qënë pjesë e CrossRef, i japim një stimulim më të madh autorëve të ndryshëm që punimet e tyre shkencore ti publikojnë pikërisht në revistën shkencore ndërkombëtare  “The Heritage”. Përveç kësaj, një peshë  më të madhe i jepet edhe konferencës ndërkombëtare shkencore “Scientific Challenges for Sustainable Development”, sepse në këtë konferencë ku prezantohen punime shkencore, të njëjtat,  publikohen në një botim të veçantë  përmbledhjeje punimesh. “The Heritage”  do të rritet në një revistë te veçantë ku do te publikohen punime të autorëve më të dalluar nga e gjithë bota, punime të cilat do të kenë një ndikim të madh në krijimin e politikave globale në të ardhmen.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit