MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES UNS-së DHE AKADEMISË STING-ÇEKI

23. May. 2016 - 11:35


Në përputhje me qëllimet e përcaktuara afatgjate për intensifikim të bashkëpunimeve ndërkombëtare me unviresitete nga e gjithë bota, UNS realizoi edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë STING nga Brno e Çekisë.  

Akademia STING është universiteti i parë privat në Brno, i themeluar në vitin 2000. Universiteti ka akreditim për organizim të mësimdhënjes në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve.
Në periudhën e kaluar, Akademia STING ka fituar një numër të madh të çmimeve dhe vlerësimeve, në mes të cilave edhe vlerësimin për Ndërrmarje të vogël  dhe të mesme më të mirë në Brno, kurse në vitin 2015 fitoi edhe çmimin prestigjioz si universiteti më i mirë privat në Çeki.

Realizimi i këtij bashkëpunimi është vetëm një vazhdimësi e përpjekjeve të Departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të UNS-së me qëllim që studentet të kenë sa më shumë mundësi për shkëmbim  dhe qëndrim studentor në universitete dhe në shtete të ndryshme nëpër botë.Në mes të tjerash, kjo marrëveshje është edhe përfitim i madh për stafin akademik të UNS-së duke iu dhëne mundësia për shkëmbim  eksperiencash dhe punë  të përbashkët për realizimin e projekteve me profesorë nga Çekia.

 

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit