AKTIVITETE ME RASTIN E 9- MAJIT (DITËS SË EUROPËS) NË UNIVERSITETIN NDËRKOMBËTAR NË STRUGË

12. May. 2016 - 04:02


Sot në Universitetin Ndërkombëtarë në Strugë u mbajtën një sërë aktivitetesh për nder të 9 Majit, Ditës së Europës.

Çdo student ishte i veshur me një fanellë të dhuruar nga Universiteti Ndërkombëtarë në Strugë e cila mbante mbishkrimin "NO RACISM, BE INTERNATIONAL". Një parullë e cila nënkupton tolerancë, paqë dhe mirëkuptim mes popujve, kombësive dhe komuniteteve në Europë.

Gjate ditës u realizuan një vargë aktivitetesh të ndryshme sportive si Futboll, Basketboll, Volejboll, Qitje me armë dhe ndërsa në mesditë u realizua edhe një Maraton vrapi duke filluar nga Kampusi Universitar-Qytet-Kampusi Universitar.

Brenda kampusit ishte planifikuar edhe një tip kokteji ku te gjithë te pranishmit, studentët, stafi universitar si edhe mysafir të tjerë do të kenë mundësi që të qëndrojnë dhe shijojnë këtë ditë.

Për fund në agjendë ishte paraparë që të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet të nënshkruhen me parulla të ndryshme lidhur me këtë datë në Posterin dhe Banerat që janë printuar apostafat për Ditën e Europës.

Të gjithë qytetarëve, studentëve dhe dashamirëve të arsimit brenda dhe jashtë vendit Universiteti Ndërkombëtarë në Strugë ju uron Ditën e Europës 9-Maji.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit