VIZITË STUDENTORE NË UNIVERSITETIN ODLAR YURDU – BAKU, AZERBEJXHAN

05. May. 2016 - 06:27


Në kuadër të marrëveshjes bilaterale të realiziuar në mes të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë dhe Universitetit Odlar Yurdu me vendndodhje në Baku të Azerbejxhanit, studentët tanë po shijojnë mundësinë e qëndrimit një-mujor në këtë universitet.

Universiteti Odlar Jurdu nga Baku është një ndër universitetet më të njohura private në Azerbejxhan.Që nga themelimi i tij në vitin 1995, në kuadër të universitetit “Odlar Jurdu” funksionojnë 6 Fakultete dhe 8 qendra studimi.

Gjatë qëndrimit në Baku, studentët do të kenë mundësi të ndjekin procesin mësimor në Universitetin “Odlar Jurdu” kurse në periudhën 15.05-30.05 të vitit 2016, do të kenë mundësi të ndjekin procesin e dhënjes të provimeve.

Në ditën e parë të qëndrimit në Baku, studentët e UNS-së patën mundësinë të vizitojnë Kampusin Universitar dhe dy departamentet që funskionojnë në kuadër të Universitetit Odlar Yurdu. Të mirëpritur nga Udhëheqësi i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare z. Aqil Valiyev, studentët patën mundësinë e takimit me Rektorin e Universitetit Odlar Yurdu Ph.D. Prof Ahmad Valiyev. Rektori Valiyev shprehu kënaqësinë për vizitën e realizuar në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga ana e të dy universiteteve dhe potencoi se vizitat të tilla studentore janë gjithmonë të mirëpritura dhe do të vazhdojnë të realizohen edhe në të ardhmen dhe me këtë, bashkëpunimi ndëruniversitar do të thellohet edhe më shumë. Rektori Valiyev, i cili në të njëjtën kohë është edhe themelues i Universitetit Odlar Yurdu, informoi studentët në lidhje me aktivitetet dhe veprimtarinë akademike të universiteteve private dhe shtetërore në dhe potencoi se Universiteti Odlar Yurdu është Universiteti i parë privat në Azerbejxhan.

 Stafi akademik i universitetit në Baku shprehu entuziazmin nga fakti se në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë studiojnë studentë nga shtete të ndryshme të Ballkanit dhe më gjërë dhe ka një larmi dhe ndërthurje kulturash dhe eksperiencash.

Pas takimit me Rektorin, studentët vizituan fakultetet në kuadër të këtij Universiteti dhe u informuan në lidhje me programet studimore. 
Në pjesën e dytë të ditës, Udhëheqësi i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare Z. Aqil Valiyev realizoi një prezantim në lidhje me historinë dhe pozitën gjeografike të Azerbejxhanit, me çka, studentët do të mund të përcjellin informacione me te sakta deri tek kolegët e tyre në Strugë lidhur me experiencën e paharueshme nga vizita studentore.

Në mes te tjerash, studentët e udhehequr nga Asistentja Msc.Nora Ahmeti kishin mundësi të marrin pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare e organizuar nga Universiteti Odlar Jurdu  duke iu dhënë mundësia të njihen me kërkimet më të reja shkencore në sfera nga më të ndryshmet.

Studentët e UNS-së kanë shprehur kënaqësinë e madhe nga vizita dhe qëndrimi studentor i realizuar në Baku. Arsyeja e kënaqësise të studenteve është normalisht organizimi i përkryer i qëndrimit dhe mundësia që të shijohen bukuritë e njërit prej qyteteve më të veçanta në Kontinentin Euroaziatik-Baku.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit