Konferencë Studentore në fushën e Shkencave Politike

25. April. 2016 - 13:29


Në amfiteatrin nr 1 të Universitetit Nderkombetar Struge, u zhvillua konferenca e përbashkët studentore ne fushen e shkencave politike në bashkepunim me Universitetin " Marin Barleti" Tiranë . Nën drejtimin e Prof dr Armend Kadriu, Prof dr Zamira Cavo dhe Doc dr Shpetim Cami me moderimin elegant te profesoreshes Senada Laçka, prezantuan punimet e tyre shkencore 13 studentë nga të dy universitetet. Refereruesit ju përgjigjen edhe pyetjeve të studentëve pjesëmarrës nga salla. Kjo konferencë e para e këtij lloji , është një model për promovimin e punës shkencore të studentëve, për ti nxitur dhe motivuar ata në rrugën e kërkimit shkencor si dhe një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin midis dy universiteteve tona. Në fund për kërkuesit e rinj shkencor u shpërndanë certifikata vlerësimi.

31. December. 1969 - 17:00

Lajmet e fundit