Publikimet

21. December. 2015 - 00:00

Publikimet shkencore janë materiale të ndryshme të cilat vijnë si produktivitet i punës së studentëve apo akademikëve të ndryshëm të cilët janë pjesë e stafit në UNS-së. Pas elaborimit dhe kërkimit shkencor të një numri të larmishëm informacionesh, studentët/akademikët zgjedhin të publikojne artikuj, libra, punime të zgjedhura të cilat do t’i shërbejnë të gjithë personave të interesuar në fusha të ndryshme shkencore. Në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë janë publikuar këto botime:

 

Makroekonomiks

Autorë:

 Prof.Dr Anastas Angjeli

Prof.Dr Armen Kadriu

 Doc.Dr Alqi Naqellari

Teksti "Makroekonomiks" është hartuar për thellimin e njohurive në fushën e Makroekonomisë.

  • Ky libër mund të përdoret lehtësisht nga studentët e Fakulteteve Ekonomike dhe Jo Ekonomike.
  • Materiali është i ndarë në dy pjesë - pjesa e parë  trajton  problemet teorike të Makroekonomiks ku analizohen elemente të politikës monetare, investimet,defiçiti buxhetor e të tjera. Pjesa e dytë përmban lëndë praktike dhe ushtrime të mbështetura përgjithësisht në materialin teorik të lëndës por edhe jashtë saj.

 

Marketingu Bankar

Autorë:

Prof.Dr Armen Kadriu

Prof. Dr Anastas Angjeli

Doc Dr. Alqi Naqellari

  • Hartimi i librit “Marketingu Bankar” u realizua në mbështetje të programeve të  UNS-së dhe UMSH-së për lëndën Marketingu Bankar.
  • Hartimi i programit dhe strukturimi i materialeve u mbështetën në eksperiencën e universiteteve perëndimore, London City College dhe American Heritage University, me të cilët UNS dhe UMSH bashkëpunojnë.
  • Materiali është teorik dhe praktik. Në hartimin e tij është shfrytëzuar eksperienca e pasur e autorëve në fushën bankare dhe përgjithësisht në sferën e financave.
  • Ky tekst do t’ju vijë në ndihmë studentëve të fakulteteve ekonomike, pedagogëve të lëndës,punonjësve të marketingut dhe administratës së bankave në përgjithësi.

 

Negociatat dhe Globalizimi

Autorë:

Prof.Dr Shpëtim Cami

Msc. Dorian Leka

  • Ky libër është hartuar  specifikisht për studentët e Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Politike.
  • Negocimi është një proces që fillon nga familja, në shoqëri, në punë të përditshme, biznes, gjykata, arsim dhe kudo ku bashkëveprojnë dy apo më shumë persona që kanë interesa reciproke.
  • Ndërkohë, Globalizimi është një proces dhe fenomen kompleks që ështe familjarizuar fushat ekonomike, politike dhe kulturore si një veprimtari e përditshme.
  • Ky botim synon të japë njohuri bazë rreth këtyre proceseve të cilat na shoqërojnë në jetën tonë të përditshme.
  • Libri është i ndarë në dy pjesë dhe përmban module të larmishme lidhur me artin e negociatave dhe rolin e globalizimit duke u plotësuar edhe me modele  aplikuese. Ky botim përmban gjithashtu tema për ese, të cilat i vijnë në ndihmë studentëve për hartimin e punimeve shkencore në fushën e Diplomacisë, Politikës, Marrëdhënjeve Ndërkombëtare, Globalizimit dhe fusha të tjera shkencore.

Publishment