Instituti për Evropianistikë dhe Politikë Ndërkombëtare

30. November. 2015 - 00:00

 

Instituti për Evropianistikë dhe Politikë Ndërkombëtare pranë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, është një institucion që do të funksionojë në brendësi të kësaj qendre universitare dhe në përputhje me objektivat e saj.


Qëllimi bazë i Institutit 

Instituti për Evropianistikë dhe Politikë ndërkombëtare në  Strugë është që t’ju ofrohet ndihmë kuadrove që  jenë të përgatitur të ballafaqohen me sfidat për Euro Integrimet. Instituti do të marrë pjesë në sjelljen e vendimeve për funksionimin dhe në të njëjtën kohë do të jetë i obliguar të jetë pjesë e vendimmarrjes së Universitetit Nderkombëtar të Strugës, si dhe do te japë llogari pranë Bordit të ketij institucioni arsimor për angazhimet që ka marrë përsipër për ti realizuar.

 

Misioni i ISE

“Të kontribojë në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve dhe të shoqërisë dhe të promovojë procesin e integrimit Europian; stafi shumë i kualifikuar i Institutit të Studimeve Europiane, pranë Universitetit Nderkombëtare të Strugës siguron që të gjitha kontratat e shërbimeve të kryhen gjithmonë në mënyrë efikase, profesionale dhe të besueshme.”

ISE punon në fushen :

  • Integrimi Euro-Atlantik

Motoja e ISE janë fjalët e  Robert Shumanit i cili thotë:

Është e nevojshme që secili të jetë i motivuar nga besimi që ne kemi nevojë për njëri tjetrin, pa dallim nga pozita dhe fuqia apo forca që ne e posedojmë’

Duke e marrë parasysh citimin e lartëpërmendur dhe duke e ndjekur shembullin e shteteve anëtare në Unionin Europian do të synojmë me kuadrin dhe potencialin tonë të kontriubojmë drejt integrimit të Republikës së Maqedonisë në UE, nëpërmjet analizimit të të drejtave, ligjeve, të cilët sundojnë në UE, ligjet në Republikën ë Maqedonisë dhe avancimin për realizimin e reformve të nevojshme. Gjithashtu duke kuptuar rëndësinë e NATO-s dhe njëkohësisht  rëndësinë që ka  siguria ndërkombërare duke kontribuar drejt integrimit të Maqedonisë në NATO. ISE do të synojë drejtë përjashtimit të çdo lloji të kuptimeve stereotipe, paragjykimeve dhe diskriminimeve. Instituti do ti ndjekë rrugët demokratike dhe do të ndihmojë në afirmimin e rrjedhave Europiane. Një nga qëllimet bazë të institutit do të jetë angazhimin për eliminim të të gjithë formave të diskriminimit.

Në kuadër të Institutit do të realizohen studimet postdiplomike në kohëzgjatje prej dy viteve.

 

Kushtet Hapsinore të ISE

Perveç kuadrit të nevojshëm të kualifikuar instituti disponon me të gjithë kushtet e nevojshme për të realizuar aktivitet dhe punët shkencoro kërkimore. Në aspekt të përkrahjes logjistike, teknike dhe hapësinore, ISE i ndjek zhvillimet më te reja bashkëkohore edukative.

Drejtor i Institutit për Evropianistikë dhe Politikë Ndërkombëtare 

MSc. Edi Qela (e.kela@eust.edu.mk)

 


IPES