Instituti për Zhvillimin Ekonomik dhe Menaxhment Ekologjik

30. November. 2015 - 00:00

 

Vizioni dhe misioni

„ Çdoherë do të jemi një hap para me gjendjen aktuale, përkatëisht shumë larg  që mos mund të na kalojnë të tjerët dhe mjaftueshem afër që të na ndjekin shoqëruesit tanë të dobët.“

Instituti për zhvillim Ekonomik dhe Menaxhment Ekologjik është themeluar rreth vitit 2008,si institucion kërkimoro-shkencor në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë. Aktiviteti bazë I Institutit është punët kërkimoro-shkencore ne sferën e shkencave ekonomike, menaxhimit të hapsirës natyrore, përgatitja dhe përsosshmëria në sferën e kërkimeve shkencore, krijimi dhe zhvillimi I infrastukturës së kerkimeve shkencore, aktivitete të publikimeve si dhe disa aktivitete të lidhura direkt me aktivitetet bazë.

Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhment Ekologjik, do të zhvillohet si institucion lider në procesin kërkimoro-shkencor dhe në procesin e krijimit dhe transmetimit të njohurive dhe të përvojave me qëllim të drejtimit të zhvillimit dinamik ekonomik të vendit, duke përdorur një angazhim më aktiv në raport me proceset e tranzicionit. Në kuadër të Institutit do të realizohen studimet postdiplomike në kohëzgjatje prej dy viteve.

Aktivitetet në drejtim të kërkimeve shkencore do të sillen në përputhshmëri dhe pajtueshmëri me zhvillimin dinamik ekonomik dhe zhvillimin shoqëror duke u krahasuar me nevojat ekonomike dinamike te zhvillimit shoqëror. Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhment Ekologjik në mënyrë të pakontestueshme në sferën e strategjive koperative, finansave, punimin e planeve biznesore, studimeve dhe analizave te tregut, analiza dhe masa për mbrojtjen e rrethinën, zhvillimin kuadrit edukativ dhe arsimor e të tjera.

 

Ekipi kërkimoro-shkencor

Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhment Ekologjik në përbërje të saj ka staf të përgatitur dhe ekspert  në sferën makro dhe mikro ekonomike, zhvillimin e resurseve humane, punët afariste, proceset integrative në Unionin Europian dhe ekonominë ndërkombëtare.

Instituti krijon dhe ekipe punuese për lloje të ndryshme te edukimit, ndihmë dhe asistime në punën e kompanive dhe institucioneve tjera, me qëllim të arritjes se efikasitetit ne sjelljen dhe implementimin e rregullave në procesin e zhvillimit të ekonomisë së tregut.

IEDEM