Vizitoni UNS

21. December. 2015 - 00:00

Në kuadër të politikës promovuese të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, përfshihen vizitat universitare të maturantëve nga shkollat e mesme të rajonit. Këto vizita tashmë janë kthyer në traditë në universitetin tonë  që prej vitit 2008. Stafi për këshillim karriere  në kuadër të UNS-së, zhvilllon takime me maturantët pranë shkollave të mesme në të cilat ato studiojnë dhe i fton të vizitojnë ambientet e UNS-së ,për  tu njohur me kushtet dhe mundësitë qe universiteti jonë ofron. Transporti për të gjitha vizitat sigurohet nga UNS.

Deri më tani, UNS ka pritur mbi 7000 maturantë dhe planifikon që për vitin 2016-2017 të zgjërohet në më shumë shkolla të mesme nga rajoni dhe të mirëpresë rreth 1000 maturantë. UNS është i hapur për vizitat tuaja çdo ditë, nga dita e Hënë deri në ditën e Shtunë , nga ora 8:30- 16:00. 

Lajmet e fundit