Biblioteka e UNS-së

11. December. 2015 - 00:00

Në shërbim të studentëve, UNS ka dhe bibliotekën e saj të pasur  që disponon me një numër të madh të librave në gjuhë të ndryshme që praktikohen në ambientet e UNS-se  dhe në realizimin e planprogrameve studimore duke përmendur këtu gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe angleze. Pjesa dërmuese e vëllimeve u përkasin  studimeve të dedikuara në  lëminë e drejtësisë, ekonomisë, politikës, informatikës dhe shkencave të tjera.

Përveç vëllimeve egziston edhe biblioteka elektronike që në kushtet e sotshme të zhvillimit teknologjik ka gjetur përdorim në masë të madhe nga pjesë e konsiderueshme e studentëve tanë.

UNS po ashtu ka dhe sallën leximore të cilën studentët mund ta shfrytëzojnë gjatë ditës për tu përgatitur për ligjërata dhe ushtrime por edhe për realizimin e kërkimeve shkencore dhe seminarike në drejtimet përkatëse.

 



Lajmet e fundit