Qëllimet dhe objektivat kryesore të Unionit Studentor

14. December. 2015 - 00:00

 

1. Të trajtojë shqetësimet e studentëve dhe të veprojë për zgjidhjen e tyre.

2. Të kontribuojë në rritjen e aftësive organizuese dhe administruese të grupeve më aktive të studentëve.

3. Të krijojë struktura që shërbejnë për informimin e studentëve dhe të kujdeset për mbarëvajtjen e tyre.

4. Të bashkëpunojë me organet drejtuese të Universitetit, si edhe Fakulteteve pranë të njëjtit universitet, me synim përmirësimin e nivelit mësimor e kërkimor-shkencor.

5. Të krijojë e përforcojë lidhjet midis studentëve të universitetit ku operon dhe studentëve të universiteteve të tjera në Republikën e Maqedonisë, por edhe nëpër rajon dhe më gjerë, duke përfshirë akordimet me ato universitete që ka nënshkruar UNS, apo qoftë edhe vetë delegatët e “US(UNS)” - Bordi Ekzekutiv.

6. Të ndërmarrë veprime që do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së studentëve. Statuti i Unionit Studentor Universiteti Ndërkombëtar i Strugës -US- -UNS

7. Të krijojë struktura ndihmëse në zhvillimin e aktiviteteve jashtëshkollore për studentët.

8. Të ofrojë shërbime lehtësuese për studentët.

9. Të zhvillojë nivelin kulturor dhe arsimor të studentëve.

10. Të kryejë aktivitete që synojnë argëtimin në format e tij më të larmishme.

11. Të ndërmjetësojë me organizata të tjera studentore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

12. Të krijojë zyra përgjegjëse kur nevojitet asistenca teknike e mobilitetit

 

 

Struktura e Unionit Studentor

1. “US(UNS)” është Unioni Studentor i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës;

2. “ZSHS” është Zyra e Shqetësimeve Studentore;

3. “ZA” është Zyra e Aktiviteteve;

4. “ZI” është Zyra e Informacionit;

5. “ZF” – Zyra e Financave;

6. “ZK” është Zyra e Karrierës;

7. “ZS” është Zyra e Strehimit;

8. “ZPA” është Zyra e Përgatitjes Akademike;

9. “KZS” është Komisioni i Zgjedhjeve Studentore;

10. “PS” është Përfaqësuesi Studentor në Unionin Studentor. “PS” quhet studenti i zgjedhur nga çdo grup në Fakultetet e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, për ta përfaqësuar një nga grupet e degës së tij për një periudhë kohore prej 3 vitesh akademike në “US(UNS)” dhe para organeve vendimmarrëse të Fakulteteve, Dekanateve, Rektoratit dhe Bordit Drejtues së UNS.

11. “PSA” është Përfaqësuesi Studentor në Senatin Akademik të UNS-së, i cili emërohet nga US (UNS)

12. “AUS” është Arkiva e Unionit Studentor.

13. “Kuorum” quhet prania e 50 %+1 e të gjithë anëtarëve të “US(UNS)”. Për plotësimin e “Kuorum”-it, në rastin e mbledhjeve të “US(UNS)” nuk llogaritet numri i përfaqësuesve studentorë të viteve të fundit, të cilët i nënshtrohen praktikës mësimore në dy sesione të vitit të fundit, duke bërë të pamundur pjesëmarrjen e plotë.

 


Lajmet e fundit