Thirrje Publike

22. December. 2015 - 12:24

Në bazë të nenit 22 dhe 23 të Ligjit për Marrdhënjie pune të R. Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e R. Maqedonisë nr. 74/15) dhe nenit 123 të Ligjit për Arsim të Lartë të R. Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e R. Maqedonisë nr. 35/2008; 103/2008; 26/2009; 83/2009; 99/2009; 115/2010; 17/2011; 51/2011; 123/2012; 15/2013; 24/2013; 41/2014;116/2014; 130/2014; 10/2015 dhe 20/2015), Rektorati i Universitetit Ndërkombëtarë në Strugë shpallë :

 

TH I RR J E   P U B L I K E

Për zgjedhje të një bashkëpunëtori-Lektor i Gjuhës Angleze

 

I. Zgjedhje të një bashkëpunëtori-  Lektor (ligjerues) i Gjuhës Angleze.

II. Përveç kushteve të përgjithshme të parapara në Ligjin e arsimit të lartë të R. Maqedonisë, Statutit dhe Rregullores për zgjedhje apo rizgjedhje në thirrje mësimore shkencore, thirrje bashkëpunëtori dhe thirrje mësimore profesionale të UNS, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet si vijojnë:

  • Të ketë kryer ciklin e parë  dhe të dytë të studimeve në fushën e Gjuhës Angleze (Për lektore -ligjërues të Gjuhës Angleze) me mesatare mbi 8.00;
  • preferohet njohja e gjuhës shqipe, maqedonase dhe angleze, në nivel akademik /për mësimdhënie/, është e obligueshme. (Përparësi kanë aplikantët që njohin dhe gjuhën turke).

 

III. Për të aplikuar në këtë konkurs, kandidatët duhet të dërgojnë (vetëm përmes e-mailit): letërinteresim, biografi personale (CV), diplomë, dëshmi/vërtetim për përfundim të studimeve deridiplomike dhe  të Magjistraturës, listë për veprimtarinë profesionale dhe shkencore dhe nga një kopje të punimit (nëse posedojnë). Dokumentet e mësipërme mund të jenë origjinale ose të vërtetuara në noter.

IV. Afati i paraqitjes

Afati i dorëzimit të aplikacioneve është nga data 22.12.2015 deri më 20.01.2016

 

Aplikimet vetëm përmes e-mailit: g.rushani@eust.edu.mk

 

 Adresa  : Universiteti Ndërkombëtarë në Strugë

              Rr. Ezerski Lojza nr.1  - 6330 Strugë, Maqedoni

              Telefoni për kontakt: 046 786 160

 

Strugë,  22.12.2015                                                                                              

                                                                                                                                                 Rektor i UNS

 

                                                                                                                                 _________________________

                                                                                                                                        Prof.Dr. Aleksandër Biberaj

Lajmet e fundit