Sektori për Marrëdhënje me Publikun

21. December. 2015 - 00:00

Sektori për Marrëdhënie me Publikun ka për qëllim të ndjekë rrjedhat bashkëkohore, gjegjësisht, të krijojë marrëdhënje të ngushta me organizata të ndryshme, në nivel lokal, nacional dhe ndërkombëtar dhe të gjitha këto veprime i ndërmerr duke siguruar informacione në mënyrë permanente për të gjitha mediumet dhe njësitë e tjera publike me qëllim që të jetë sa me transparente ndaj komunitetit.

Sektori për Marrëdhënje me Publikun, në kuadër të UNS-së, duke pasur një staf profesional si dhe teknologji të sofistikuar dhe duke qënë i vetëdijshëm për nevojat bashkëkohore, ka për qëllim të përcjellë trashëgiminë kulturore dhe shkencore dhe të informojë opinjonin e gjërë publik për arritjet dhe punën e sektorit.

Parimet bazë:

  • Sektori angazhohet për veprime demokratike dhe participuese që në vendimmarrje t’i bashkangjiten personat fizikë dhe juridikë.
  • Shfrytëzim efikas dhe kualitativ i resurseve.
  • Puna në grup, duke respektuar rregullat etike dhe përkushtimit në punë.
  • Marrëdhënjet në mes të të punsuarve ndërtohen në bazë të respektit reciprok si brenda ashtu edhe jashtë institucionit.
  • Krijim i rrjetit për shkëmbim informacioni mes njësive, në kuadër të Universitetit.

Misioni:

  • Për punë transparente, grupi me i rëndësishëm i targetuar i sektorit janë studentët, stafi akademik dhe administrativ dhe prindërit, kurse grupi i jashtem i targetuar janë qytetarët e Strugës, institucionet e R.Maqedonisë, institucione të tjera të larta arsimore, mediumet, organizata dhe shoqata, insititucione profesionale, pushteti qëndror dhe lokal, organizatata shtetërore dhe private e të tjera,  të cilët bashkëveprojnë në fushën e arsimit.
  • Për kualitet dhe transparencë në punë, sektori është në komunikim të vazhdueshëm me mediumet, organizon konferenca për shtyp, dërgon lajmërime të rregullta për aktivitetet e ndërmara, me qëllim të informimit të opinjonit publik lidhur me punën dhe aktivitetet universitare.

Vizioni:

  • Vizioni i Sektorit për Marrëdhënje me Publikun është që të ndërtojë departament me grupet e saj të targetuara duke u përshtatur me kulturën e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë dhe duke perkrahur qëllimet dhe planet e universitetit, gjegjësisht,ka për qëllim të sigurojë përparim të vazhdueshëm të cilësisë dhe avancimit akademik dhe të gjitha këto veprime ti ndermarrë në bashkëpunim me të gjitha njësite në nivel universitar. Gjithësesi, gjatë punës së tij, sektori përdor evaluimin dhe matjen që kontribuojnë në rezultatet statistikore.
  • Sektori për Marrëdhenje me Publikun, nga vetë fillimet e veprimtarisë, është orjentuar  drejt faktit që studenti të mund të vendosë në bazë të të dhënave relevante statistikore si dhe angazhohet në përmirësim të vazhdueshem të punës në bazë të statistikave dhe analizave të të njëjtës.
  • Sektori për Marrëdhënje me Publikun punon në dy drejtime kryesore, dhe atë: njohje të duhur të nevojave të grupit të targetuar dhe fokusim në dërgimin e qartë dhe të saktë të mesazheve që gjithashtu është e një rëndësie të madhe për fitimin e informacioneve nga pala tjetër.

Lajmet e fundit