ADMINISTRATA E UNS-së

14. December. 2015 - 00:00

Shërbimi Administrativ , në kuadër të UNS-së, funksionon në përputhje me Statutin e UNS-së  dhe Rregulloren  për organizimin e brendshëm të Administratës, te aprovuar me vendim të Bordit të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë. Sipas Statutit, Administrata është përgjegjëse per çështje profesionale, administrative dhe teknike ne lidhje me:


1. Arsimin, kërkimet shkencore dhe punët administratie;
2. Administrimi dhe proceduimi i studimeve;
3. Administrimi i personelit;
4. Adiministritimi i punëve ligjore;
5. Plani zhvillimor të Universitetit;
6. Kontabilitetin dhe financat;
7. Mirëmbajtjen dhe dokumentimin e pronës;
8. Dosjet;
9. Qarkullimin e mallrave;
10. Menaxhimin e sistemit të informimit;
11. Bazën qendrore të të dhënave;
12. Aspektet e tjera të përgjithshme të Administratës së Universitetit.

Puna e shërbimit profesional administrativ në kuadër të universitetit menaxhohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit. Sekretari i Përgjithshëm ka të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara me ligj, Statut  dhe akte të tjera të përgjithshme të Universitetit.

 

 Sekretari i Përgjithshëm  i Universitetit:

 

 

  • Siguron përgatitjen dhe përpunimin e materialeve për mbledhjet e Rektoratit dhe Senatit si  dhe përgjigjet për përgatitjen e vendimeve dhe akteve të përgjithshme të miratuara nga këto organe; 
  • Siguron përmbushjen dhe zbatimin e detyrimeve të Universitetit, në bashkëpunim me  organet shtetërore  dhe organet komunale, kompetente për  çështjet që lidhen me arsimin dhe shkencën;
  • E përfaqëson Universitetin në çështjet ligjore;
  • Në përputhje me kompetencat e tij, angazhohet për bashkëpunime me universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit;
  • Kujdeset për rregullsinë dhe shpejtësinë në kryerjen e detyrave dhe përgatitjen e materialeve të nevojshme dhe  për këtë qëllim organizon takime me shërbimin administrativ dhe stafin akademik kompetent; 
  • Monitoron zbatimin e vendimeve dhe konkluzioneve të organeve të Universitetit dhe jep lajmërim për vendimet e marra; 
  • Kordinon punën me sekretarët apo drejtuesit e njësive brenda  Universitetit për çështjet që kanë të bëjnë me Universitetin në tërësi; 
  • Kryen detyra të tjera të cilat ia  përcakton  Rektori, gjegjësisht Prorektorët e Universitetit. 

 

 

 

Administrata duhet të krijojë mundësi që Universiteti të jetë në gjendje t'i realizojë detyrat e marra përsipër në fushën e mësimit dhe në fushën kërkimore shkencore si përgjegjësi të administratave moderne, në përputhje me standardet evropiane.

Përgjegjësia, komunikimi dhe transparenca duhet të jenë moto e përparimit të Administratës.

Lajmet e fundit