Shkëmbim i Studentëve

21. December. 2015 - 00:00

SHKËMBIMI I STUDENTËVE BËHET PËR NJË SEMESTËR OSE PËR NJË VIT AKADEMIK

Shkëmbimi i studentëve nëpermjet programeve për shkëmbim ose bashkëpunim bilateral që UNS ka realizuar me universitete të ndryshme nga e gjithë bota, mund të realizohet nëqoftëse plotësohen kushtet si në vijim:

  • Nëqoftëse studenti aplikon në një universitet në të cilin gjuha studimore ështe gjuha angleze, nevojitet çertifikatë ose rekomandim nga ana e profesorit të gjuhës angleze për nivelin e njohjes së gjuhës përkatëse.
  • Listën e universiteteve me të cilat UNS ka bashkëpunim mund ta gjeni në linkun si vijon: http://www.eust.edu.mk/index.php?cat=39
  • Pasi të vendosni se në cilin universitet doni të shkoni, duhet të drejtoheni në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar ku do tju informojnë lidhur me procedurat fillestare dhe rishikimin e programeve studimore, kredive, mundësitë për akomodim, mënyrën e shkëmbimit, e të tjera.
  • Studenti ka mundësi të shfrytëzojë programet për shkembim të studentëve nëpermjet:

-       Programit për shkëmbim ERASMUS, CEEPUS, MEVLANA ose

-       Nëpermjet marreveshjeve bilaterale të cilat UNS i ka realizuar me universitete të ndryshme të botës.

Nëqoftëse studenti vendos të shfrytezojë programin për shkëmbim të studentëve, e plotëson aplikacionin dhe  kontakton me Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në universitetin ku dëshiron të shkojë.Lidhur me shpenzimet e udhëtimit, akomodimi, ushqimi, librat dhe të tjera do të mbulohen nëpërmjet fondeve të programeve të lartëpërmendura. Nëqoftëse studenti vendos që të akomodohet sipas dëshirës personale jashtë asaj që i është ofruar, dallimit në çmim plotësohen personalisht nga ai.

Nëqoftëse studenti vendos të shfrytëzojë programet për shkëmbim që UNS  ofron nëpermjet bashkëpunimeve bilaterale, në këtë rast, mundësitë janë të ndryshme varësisht nga kushtet e parapara në marrëveshje. Shpenzimet mund të mbulohen tërësisht ose pjesërisht, gjegjësisht, studenti mund të shfrytëzojë programin për vetëfinancim.

Student exchange