12. February. 2016 - 00:00

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë ka përgjegjësi shoqërore për të siguruar kushte për zhvillimin e arsimit si dhe mundësi për përmisimin e mirëqënies së qytetarëve. Efektet e aktiviteteve të ndërmarra nga ana e Ministrisë janë veprime me rëndësi të cilat në mënyrë direkte ndikojnë në jetën e secilit shtetas. Kushtet dhe mundësitë për parandalim dhe kompensim të cilat Ministria i krijon në fushën e arsimit, si dhe trajnimi , zhvillimi dhe vlerësimi i vlerave kulturore, kanë rëndësi esenciale për zgjidhjet në jetë që bëjnë si personat e rritur ashtu edhe rinia.

 

EBC*L

Univeristeti Ndërkombëtar në Strugë është qendër e akredituar nga EBC*L. EBC*L është institucion i cili teston dhe kualifikon mbajtësin e çertifkuar, duke kërkuar nga ai që: të marrë pjesë në jetën ekonomike; të jetë i aftë të udhëheqë një departament dhe të marrë vendime menaxheriale; të kontrollojë dhe menaxhojë financat e një projekti dhe të startojë një biznes të ri.

 

HyGrade International

HyGrade është grup biznesi këshillues i cili ka aftësi dhe ekperiencë për të ndihmuar kompani të ndryshme në çfarëdo fushë të biznesit të tyre dhe ne cilëndo fazë të zhvillimit të tyre, duke menaxhuar ndryshimin, procesin e përmisimit dhe zhvillimin e tyre në fushën e biznesit.

 

British Business Group (BBG)

Grupi Biznesor Britanik ekziston për të lehtësuar lidhjet dhe bashkëpunimet tregtare në mes Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë dhe vepron si përfaqësues për praktikën e mirë biznesore dhe për prezentimin e standardeve specifike industriale.

 

EURAS - Unioni Euroaziatik i Universiteteve

Unioni Euroaziatik i Universiteteve me qendër në Stamboll, R.Turqisë është themeluar në vitin 2009. Në këtë moment në Unionin Euroaziatik të Universiteteve janë të antarësuar me shumë se 80 universitetete nga Evropa, Azia dhe Lindja e Mesme. Në periudhën e kaluar, EURAS ka realizuar numër të madh të projekteve, konferenca shkencore, seminare, e të tjera.

Lajmet e fundit