Studimet e Doktoraturës

04. December. 2015 - 00:00

Shkolla e studimeve te ciklit te trete (Shkolla e doktoratures)

Shkolla e ciklit te trete te studimeve ka një rëndësi kyçe për UNS, ky cikël studimor përgatitë të gjithë kandidatët për të hulumtuar dhe kërkuar aspekte shkencore së bashku me profesoratin e Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Fakultetit të Shkencave Juridike, Fakultetit të Shkencave Politke dhe Fakultetit të Teknologjisë Informative.

Po ashtu, Shkolla e doktoraturës ofron udhëheqje shkencore për kandidatet doktorale dhe strukturon punën kërkimore të stafit pedagogjik sipas drejtimeve specifike kërkimore. Të gjithë kandidatët në proces ju dëshirojmë suksese në përgatitjen e disertacionit të doktoraturës, në përgatitjen e projekteve në programet studimore dhe suksese në mbarvajtjen e procesit të përgatitjes së provimeve të cilët janë paraparë nga data 06 Mars deri në datën 16 Mars 2017.

Programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të ciklit të tretë me karakter akademik, të cilat do të mundësojnë arritjen dhe avancimin e njohurive shkencore akademike që kanë për bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese.

Në studimet e doktoratës pranohen kandidatë që kanë fituar diplomë universitare “Master i shkencave”. Këto programe të studimeve zgjasin të paktën 3 vite akademike dhe përfshijnë 60 kredi për studime të organizuara brenda një viti akademik.

Pas përfundimit të studimeve do të arrihen titujt shkencor si vijon:

-Doktor në Shkencat Ekonomike

-Doktor në Shkencat Juridike

-Doktor në Shkencat Politike

-Doktor në Shkencat Kompjuterike.

 

Për të gjithë informatat plotësuse shkruani në emailin e Sekretarit Gjeneral MSc Guximtar Rushani (g.rushani@eust.edu.mk) dhe Drejtorit të studimeve postdiplomike dhe Doktoraturës -Doc. Dr Jeton Shaqirit (j.shaqiri@eust.edu.mk).

PhD