16. February. 2016 - 00:00

 

London City College

LCC është kolegj ndërkombëtar, i njohur nga Këshilli Britanez për Akreditim të Arsimit të Lartë dhe të Pavarur (BAC). Kolegji është krijuar në vitin 1982.

 

Universiteti Ndërkombëtar Schiller

Universiteti Ndërkombëtar Schiller është një universitet amerikan me shtatë kampuse në gjashtë vende. Kampuset janë vendosur në Londër, Angli; Paris dhe Strasburg, Francë; Madrid, Spanjë; Heidelberg, Gjermani; Leysin, Zvicër; dhe Largo, Florida. UNS ofron bashkpunim të ndërsjellë, studime deridiplomike, studime me gradë Master në një numër të caktuar fushash. I themeluar në 1964 nga Dr. Walter Leibrecht si një studim jashtë vendit me një program për amerikanët në Gjermani, tani ofron studime deridiplomike dhe diploma në arsimin e studentëve nga mbi 100 vende. Shumica janë në kampuset Schiller apo afër qyteteve kryesore të bollshme me vende kulturore që ofrojnë mundësi për studentët të jenë të inkurajuar të marrin pjesë aktivisht në programin studimor. Universiteti është unik në atë që u jep mundësi studentëve për tu transferuar nga një godinë në një tjetër, nga një vend në tjetrin, përderisa mbeten në të njëjtit universitet, pa humbje të kohës ose kreditit.

 

University Of Tirana

Kur u themelua në Tetor të 1957 si Universiteti Shtetëror i Tiranës ishte universiteti i parë në Shqipëri të cilit iu bashkuan pesë institute ekzistuese të arsimit të lartë. Numri i studentëve të cilët ndjekin mësim në këtë universitet është rreth 14,000 ndërsa numri i stafit të profesorëve është rreth 600. Rektori është Dhori Kule ( nga viti 2008). Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës studentëve ju mundëson  marrjen e kualifikimeve dhe diplomave, gjegjësisht studentët do të  kenë mundesinë e marrjes së diplomës edhe nga Universiteti i Tiranës. Kjo është mundësi e mirë dhe e vetme në Republikën e Maqedonisë e cila u ofrohet studentëve tanë, mundësi e cila paraqet një mundësi për përgatije shkencore dhe intelektuale, mundësi e cila vlen të shfrytëzohet.

 

Fama University in Kosovo

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Universitetin FAMA-Kosovë. Ky bashkëpunim parashikon mbështetjen e përbashkët për zhvillimin e arsimit dhe shkencës.



New York University-Shkup 

 

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ka nënshkruar marrëvëshje për bashkëpunim me New York University-Shkup. Ky bashkëpunim parashikon mbështetjen e përbashkët për përmisimin e kualitetit të arsimit dhe shkencës përmes:

  • Shkëmbimit të kuadrit arsimor,
  • Shkëmbimit të studentëve,
  • Kontributin e përbashkët për promovimin e Universiteteve,
  • Fakulteti i Teknologjisë Informative në të dyja Universitetet ka të njëjtin mision dhe vision dhe për këtë arsye studentët nga të dy Universitetet marrin diploma identike.
  • Projekte te perbashkëta të aktiviteteve të unionit të studentëve,
  • Pjesmarrje dhe organizim i përbashkët i seminareve, tribunave publike, konferencave shkencore dhe të ngjajshme.

 

University in Sarajevo

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Universitetin në Sarajevë. Ky bashkëpunim parashikon mbështetjen e përbashkët për zhvillimin e arsimit dhe shkencës.Universiteti në Sarajevë ka dhuruar dhe e ka pasuruar biblotekën e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë me shumë tituj nga fusha e shkencave juridike dhe politike.

 

Kolegji "Gjilan" -Kosovë

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kolegjin “Gjilan”-Kosovë. Ky memorandum parashikon bashkëpunim dhe zhvillim të ndërsjelltë, shkëmbim të kuadrit arsimor dhe shkëmbim të studentëve. Memorandumi gjithashtu parashikon edhe shkëmbim të ndërsjelltë të literaturës dhe hulumtimeve shkencore.

 

Akademia Diplomatike Shqiptare- ADSH

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike Shqiptare (ADSH). Këtu vlen të përmendet fakti se në mes dy institucioneve ekziton bashkëpunim i shkëlqyer dhe mbështetje në çdo aspekt. Studentët që studjojnë në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë kanë mundësi për kualifikim dhe përgatitje profesionale nga ana e diplomatëve të shkëlqyer siç janë Prof.Dr.Lisen Bashkurti, Prof.Dr.Bashkim Rama si dhe dilplomatë dhe ambasadorë të tjerë. Mundësi për trajnim kanë të gjithë studentët në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë dhe në fund të trajnimit fitojnë çertifikatë e cila do t’ju vlejë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale.

 

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë me qendër në Tiranë. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka tre Fakultete për drejtimet Shkencat Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe Ekonomi. Brenda Universitetit funksionojnë edhe tre Institute kërkimore shkencore për tre drejtimet kryesore. Të dy Universitetet bashkëpunojnë në nivelet Bachelor, Master, Doktoraturë, në fushën e shkëmbimit të profesorëve, stafit akademik, studentëve, të organizimit të veprimtarive të përbashkëta mbi bazën e një “Mobility Plan” në përputhje me sistemin ICTS të Bolonjës dhe legjislacionit të dy shteteve.

 

Akademia e Shkencave të Republikës të Shqipërisë

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë me qendër në Tiranë. Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë është qendra kryesore kërkimore shkencore në Shqipëri. Në marrëveshjen ndërinstitucionale Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Universiteti Ndërkombëtar i Strugës bashkëpunojnë në këmbimin e stafeve profesorale dhe akademike, veprimtari hulumtuese kërkimore shkencore, veprimtari dhe projekte të përbashkëta në drejtimet relevante.

 


Kensington College of Business

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë si një filialë oficijale e Kensington College of Business ka të drejtën të ofrojë programe studimi në bazë të programeve të studimit të KCB në territorin e Maqedonisë. KCB është partner oficial i Universitetit të Glamorgan-it dhe si një institucion me famë është duke vepruar në sistemin e edukimit ne Britaninë e Madhe për 25 vjet me rradhë. Organe të ndryshme qeveritare dhe profesionale si NFCE, ICSA, CIM dhe AIHEP e kanë akredituar këtë kolegj.

 

Universiteti i Sterlingut, London Academy of Diplomacy

Universiteti i Sterlingut është themeluar me marrëveshjen mbretërore të realizuar në vitin 1967 dhe është universiteti i parë i formuar në territorin e Skotlandës pas vitit 1582, kur është themeluar Universiteti i Edinburgut. Shtrihet në një hapësirë të madhe prej 3.2 km dhe llogaritet se e posedon kampusin më të bukur në botë. Në kuadër të Universitetit të Sterlingut funksionojnë 8 shkolla dhe 15 departamente. Vetëm në vitin akademik 2013/2014 në universitet janë rregjistruar më shumë se 11.000 studentë.

Akademia Diplomatike e Londrës është akademia më e dalluar për diplomatë në botë, që ndodhet në zemrën e Londrës. Në kuadër të akademisë ka 3 programe studimore.

 

Universiteti i Firencës

Universiteti i Firencës është një nga institucionet e larta arsimore më të dalluara jo vetëm në Itali, por në të gjithë Evropën. Në Listën e Shangajit të përbërë nga top 500 unirversitetet më të mira të botës, radhitet në vendin e 200. Bëhet fjalë për një universitet të vjetër shtetëror, rrënjët e të cilit datojnë që në vitin 1321. Në kuadër të universitetit funksionojnë 12 fakultete dhe janë rregjistruar më shumë se 60.000 studentë.

 

Universiteti Odlar Jurdu, Azerbejxhan 

Universiteti Odlar Jurdu nga Baku është një ndër universitetet më të njohura private në Azerbejxhan.Që nga themelimi i tij në vitin 1995, në kuadër të universitetit “Odlar Jurdu” funksionojnë 6 Fakultete dhe 8 qendra studimi. Në periudhën e kaluar, universiteti në fjalë ka realizuar një rrjet të gjërë bashkëpunimi ndërkombëtar, posaçërisht bashkëpunime në sferën e dhënjes të diplomave të dyfishta. Në mes universiteteve me të cilat është realizuar ky lloj bashkëpunimi bën pjesë edhe Universiteti Ndërkombëtar në Strugë.

 

Universiteti JAUME 1

Universiteti JAUME 1 është një nga universitetet më të dalluara në Spanjë. Bëhet fjalë për një ndër universitetet më të mira në territorin e Valenciës. Kampusi Universitar shtrihet në hapësirë prej 176,000m2 dhe në të studijojnë 15.000 studentë. Universiteti konsiderohet si një ndër qendrat më të mëdha kërkimore-shkencore në Spanjë kurse anëtarë të stafit akademik janë pjesë e listës të autorëve më të cituar të botës.

 

AKADEMIE STING, ÇEKI

Akademia STING është universiteti I pare privat në Brno, I themeluar në vitin 2000.Universiteti ka akreditim për organizim të mësimdhënjes në ciklin e pare dhe të dytë të studimeve.

Në periudhën e kaluar, Akademia STING ka fituar një numër të madh të çmimeve dhe vlerësimeve, në mes të cilave edhe vlerësimin për Ndërrmarje të vogël dhe të mesme më të mirënë Brno, kurse në vitin 2015 fitoi edhe çmimin prestigjioz si universiteti më I mire privat në Çeki.

 

UNIVERZITETI I KALIFORNISE- IRVIN

Universiteti i Kalifornise- Irvin është ranguar si universiteti i tretë shtetëror më i mire në SHBA sipas Money Magazine. Përveç kësaj, Times Higher Education  e radhit këtë universitet si I katërti më i mire në botë, gjegjësisht universiteti numër 1 në SHBA, në mes të universiteteve të krijuara brenda 50 viteve të fundit. Përveç mirënjohjeve të lartëpërmenduara, Universitieti I Kalifornisë – Irvin është i ranguar vazhdimisht edhe në Listën e Shangajit në mes të universiteteve më të mira, duke u radhitur në mes të vendit të 40-50. Në periudhën e kaluar, tre profesorë të Universitetit të Kalifornisë–Irvin janë fitues të Çmimit Nobël. Numri I përgjithshëm i studenteve përfshin 32.000 studentë dhe rreth 9.700 të punësuar. Universiteti i Kalifornisë-Irvin jep mundësi për studim në rreth 200 programe studimore për programet deridiplomike, master dhe studime të doktoraturës. Kampusi shtrihet në një hapsirë prej 1.500 akër, kurse në afërsi të kampusit ndodhet Bregu i Oqeanit Pacifik.

 

KAROLY ROBERT KOLEGI, Hungaria

KAROLY ROBERT është kolegj shtetëror, I themeluar 55 vite më parë. Kolegji ka akreditim për organizimin e studimeve deridiplomike dhe posdiplomike nga sfera e menaxhmentit, biznesit, kontabilitetit, financave dhe lidershipit.

 

Universiteti i Splitit, Kroaci

Universiteti i Splitit  është themeluar në vitin 1974 dhe në kuadër të tij funksionojnë 13 fakultete dhe 124 programe studimore. Universiteti ka akreditim për tre ciklet e studimit, i përbërë prej rreth 20.000 studentëve. Universiteti ka zhvilluar ndër vite një bashkëpunim të madh ndërkombëtar me një numër të konsiderueshëm të universiteteve më prestigjioze dhe njëkohësisht është  anëtar i asociacioneve universitare  ndërkombëtare më të dalluara në botë.

Lajmet e fundit