Vizioni

29. November. 2015 - 00:00

Stafi akademik dhe administrativ, si dhe studentët e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë angazhohen për të arritur sukses dhe për të vendosur Universitetin në grupin e insitucioneve më eminente të arsimit të lartë në rajonin e Evropës Jug-Lindore. Universiteti Ndërkombëtar në Strugë do të ruajë ambient mësimi të mbrendshëm për studentët, duke zbatuar sistemin e mentorimit dhe hulumtimit shkencor.

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë do të promovojë dhe do të angazhohet për kualitet të lartë edukimi si në pjesën e studimeve deridiplomike ashtu edhe në ato postdiplomike dhe studimeve të doktoraturës. Univeristeti do të ofrojë ndërtesa të sigurta dhe atraktive, do të nxisë shumëllojshmërinë intelektuale dhe kulturore, kujdeset për zhvllimin rajonal dhe vlerësojë përparimin dhe zhvillimin individual.

Në këtë mënyrë, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë do të përgatisë studentët e diplomuar me bazë solide të njohurive, aftësi dhe arritje, të cilat do të mund t’i shfytëzojnë jo vetëm në jetën e tyre personale, por edhe për të mirën e shoqërisë në të cilët jetojnë dhe punojnë.

 


Vision