Misioni

29. November. 2015 - 00:00

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë është institucion i arsimit të lartë që ka për qëllim të njihet si një institucion i përgjegjëshëm në një shoqëri që ofron kualitet të lartë studimesh .

Përmes programeve studimore Deridiplomike , Postdiplomike dhe studime doktorature në fushën e Marketing Menaxhmentit dhe Menaxhmentit Financiar, Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Tekonologji Informative, Shkenca Juridike, Gjuhë Angleze dhe Shkencave të Komunikimit, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ka për synim të stimulojë kuriozitetin profesional, imagjinatën, mendimin racional në një pikëpamje të gjërë të disiplinave shkencore dhe fushave profesionale.

Me rëndësi primare ka përkushtimin në mësimin deridiplomik. Programet në nivel të master-it dhe PHD  plotësojnë kurrikulumin nga studimet deridiplomike. Grupi vlerëson punën, praktiken, hulumtimet dhe aktivitetet kreative si esenciale për mësim efektiv.

Universiteti është i përkushtuar për të zhvilluar diversitetin, perspektivat ndërkombëtare, përgjegjësitë shoqërore dhe shërbimet shoqërore. Puna e tij është e orientuar kah krijimi i një ambienti të sigurtë në të cilin studentët dhe stafi pa kufizim mund të zhvillojnë aftësitë e tyre intelektuale dhe profesionale. Universiteti Ndërkombëtar në Strugë synon të krijojë mundësi optimale për shfrytëzimin, studimin dhe mbrojtjen e resurseve të mundëshme të trashëgimisë kulturore dhe të jetës në rajonin e Ballkanit.

 


Mission