Rektori

29. November. 2015 - 00:00

 

  Mirë se erdhët në auditorët e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, të këtij Universiteti modern, evropian, me dije bashkëkohore për mbarë hapsirën shqiptare, për gjithë qytetarët e Maqedonisë, të rajonit  dhe të mbarë botës.

Hapja e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë është një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e këtij qyteti, të Shtetit të Maqedonisë dhe të mbarë rajonit të Ballkanit. Nga ky Universitet do të marrë jetë ëndrra e qytetarëve të Strugës, të Maqedonisë dhe të rajonit tonë për ta shndërruar Strugën në një “Strasburg të Ballkanit”.

Universiteti Ndërkombëtarë i Strugës ka katër  Fakultete në nivelin Bachelor: Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Shkencave Politike, Marredhënieve Ndërkombëtare e Diplomacisë,Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Teknologjisë Informative. Të përfshira në kuadër të Universitetit janë edhe dy institute kërkimore e shkencore: Instituti për Europianistikë dhe Politikë Ndërkombëtare dhe Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhment Ekologjik. Me këtë strukturë, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës është njëkohësisht qëndër edukative arsimore e lartë dhe qëndër hulumtuese dhe kërkimore e shkencore.

Universiteti Ndërkombëtr i Strugës ka përpiluar dhe akredituar kurikulat më moderne e bashkëkohore në të katër Fakultetet e tij. Këto kurikula janë produkt i punës së përbashkët akademike të personaliteteve më të shquara të fushave respektive nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç kurikulave të njësuara në nivele bashkëkohore evropiane dhe amerikane, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës ka perfshirë në stafin e tij akademik, lektorët dhe ekspertët më të mirë, të specializuar në të gjitha fushat respektive, me grada shkencore Master dhe PhD, me thirrje akademike të larta dhe tituj e çmime shkencore e diplomatike ndërkombëtare. Niveli shkencor, akademik dhe diplomatik i lektorëve të Universitetit tonë është një bazë e fuqishme garancie për kualitetin e leksioneve, aparatin shkencor shoqërues të tyre dhe të metodologjisë interaktive të mësimdhënies.

Përvec kurikulave të nivelit Bachelor, Universiteti Ndërkombëtr i Strugës është akredituar edhe në Programet e nivelit MASTER  dhe PHDnë të gjitha drejtimet e fakulteteve tona. Në programet MASTER dhe PHD kemi specializantë nga shumë shtete të rajonit tonë. Kurikulat, lektorët dhe gjithë drejtimi i Programeve MASTER dhe PHD bëhët nga Fakultetet si njësi shkencore dhe nga Qëndra e Studimeve Postdiplomike të Universitetin tonë.

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës ofron gjithë inftarstrukturën universitare të kohës: mjediset plot hapsirë, ajër dhe dritë; sallat komode të lektorimeve; bibliotekën klasike të pasur me botime në gjuhën maqedone, shqipe, angleze, franceze, gjermane, italiane, dhe turke; bibliotekën elektronike me shumë tema studimore për çështjet themelore kombëtare, të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Ballkanit, Evropës, hapësirës Euroatlantike, organizatave ndërkombëtare, çështjeve të sigurisë, të ekonomisë, të civilizimeve dhe të integrimeve përgjithësisht; qëndrën e teknologjisë informative; sallat e çlodhjes dhe të rekreacionit; mjediset e ushqimit për profesorë e studentë. I vendosur në buzë të Liqenit te Ohrit, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës është padyshim lokacioni më i bukur dhe më modern në rajon.

Gjithë shqiptarët, qytetarët e Maqedonisë dhe të mbarë rajonit tonë sot përballen me sfidën e lartë të përgatitjes së kapaciteteve njerëzore. Kohët që përjetojmë, aspiratat që kemi dhe perspektivat që na presin arrihen më shpejt, më mirë dhe me më pak kosto nëse kemi njerëz të aftë si lidership, si menaxhment dhe si administratorë në të gjitha fushat. Pra, të gjithë jemi përballë nevojës për progres, progresi kërkon kualitete të larta, kualitetet e larta kërkojnë institucione formuese, institucionet formuese kërkojnë njerëz të përgatitur, përgatitja e njerëzve kërkon kapacitete moderne dhe bashkëkohore-ky misioni dhe vizioni i lartë që ka Universiteti Ndërkombëtar i Strugës.

Të nderuar qytetarë, prindër, mësues, profesorë dhe studentë, ju ftojjmë të jeni pjesë e auditorëve të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, sepse është universiteti që ju ofron atë që ju premton, është universiteti i hapjes së perpsektivave të jetës tuaj, është universiteti qe ju bën kreativ, aktiv, të guximshëm, të vullnetshëm, punë-krijues në të gjitha fushat e jetës.

I juaji përkushtimisht,

Prof. Dr. Armen Kadriu

 


Rector